Punësimi i specializantëve, pret pensionimin e mjekëve

    Të gjithë doktorët e rinj duan të punësohen në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa ata që janë në prag të pensionit nuk i lëshojnë vendet duke dashur të vazhdojnë deri në limitet e lejuara ligjore.

    Nga ana tjetër, në Spitalet rajonale dhe Qendrat rurale të shëndetësisë ka mungesë të dukshme të personelit. Një nga specializantët privat ka vendosur që të kërkojë zgjidhje, duke u punësuar në lagjen e tij. Internisti Benjamin Kamberi, tha se kaosi në Qendrën Klinike ka ndikuar që shumë doktorë të braktisin vendin.

    “Për një specializant privat është shumë e vështirë të integrohesh në sistemin shëndetësor të shtetit. Ne si specializant privat nuk mund të ushtrojmë detyrën e mjekut amë apo të udhëhiqemi një institucion edhe pse diplomojmë, por duhet të angazhohen mjek tjerë përderisa ne jemi në specializim. Unë jam ndër të rrallët që kishim mundësinë të vet punësohemi në ordinancat private, në të kundërtën sipas gjitha rrethanave, rruga jonë do të ishte si e shumicë së kolegëve, përkatësisht jashtë vendit tonë”, tha Benjamin Kamberi, specializant internist.

    Sipas specializantëve paralajmërimi i Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e 50 mjekëve të diplomuar, nuk duhet të lidhet me pensionimin e afër 80 mjekëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Specializantët thonë se ka punë për të gjithë që kanë mbetur. Nga Sindikata e Qendrës Klinike thonë se as ministri e as drejtorët nuk kanë të drejtë ligjore që në bazë të performancës së doktorëve t’i mbajnë në punë apo t’i tensionojnë. Reagimi ndaj autoriteteve ka adresuar dyshimet për vendime selektive në baza partiake.

    “Ligji nuk i jep të drejtë drejtorëve të klinikave dhe ministrit të Shëndetësisë që me akte nënligjore, përkatësisht me formimin e Komisionit për analiza të të dhënave nga ‘Termini im’, të marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të kësaj kategorie të punësuarve më së shumti deri në 67 vjeç, përderisa ata kanë dhënë pëlqim për të vazhduar punën pas moshës 64 vjeç dhe kanë stazh 15 vjet”, njoftojnë nga Sindikata e Qendrës Klinike.

    Përderisa sindikalistët paralajmërojnë padi kolektive ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe ish drejtorëve të tyre të klinikave, kuadrot të posa diplomuar të mjekësisë vazhdojnë të braktisin vendin. Mungesa e stafit mjekësor nënkupton pritje më të gjata të pacientëve për një shërbim të specializuar mjekësor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të dhëna shqetësuese në RMV për fatkeqësitë në punë!

    Lajmi i rradhës

    Investimet kineze në Ballkanin Perëndimor | Në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri janë të kufizuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë