Ministri për administratë publike, Goran Minçev për zbatim të reformave paralajmëron riedukim dhe trajnim të punëtorëve jokompetentë të administratës përmes akademisë për edukim.
Sipas tij, për uljen e numrit të administratës, nuk do të ketë largime nga puna, por kjo do të realizohet në mënyrë natyrore, me dalje në pension ose me largim.
“Unë jam më shumë për opsionin që punëtorët e administratës që janë jokompetent të riedukohen. Gjithsesi se ka edhe zgjidhje të tjera por ndoshta është interesante, pjesë e administratës publike të ulet në mënyrë natyrore, me dalje në pension, me largim nga administrata publike etj. Ne në këto tri zgjidhje ligjore që i ofrojmë dhe që ishin në debat publik tashmë tre muaj, ofrojmë zgjidhje që është e re në Republikën e Maqedonisë, bëhet fjalë për edukim dhe trajnim të administratës publike”, tha Goran Minçev, ministër për Administratë Publike. /TV21/