Punëtorët e TEC “Osllome” dhe “Manastir” rrezikojnë vendin e punës

    Fotografia: Ilustruese

    Edhe përkundër njoftimit të autoriteteve se nuk do të ketë krizë energjetike, si duket kriza energjetike po sjellë pasojat e para.

    Dy ditët e fundit temë diskutimi është bërë lëshimi në pushim të detyrueshëm me pagë 70% për punëtorët në TEC “Osllomej” dhe TEC “Manastir”.

    Flitet se një numër i madh i punëtorëve të këtyre dy termoelektranve do të jenë të detyruar të shkojnë në pushim për 3 muaj ose më gjatë.

    Punëtorët janë të shqetësuar nga droja se nuk do të kthehen fare më në punë.

    “Ka dy ditë që një shqetësim i madh i brengos të punësuarit në TEC “Osllomej” dhe TEC “Manastir”, një vendim që u soll të premten është që duhet të shkojnë në pushim të detyrueshëm shumë punëtorë nga këto dy elektrana. TV21 mëson se nga Termoelektrana e “Osllomesë” pikërisht prej këtu ku ndodhemi ne duhet të largohen 400 persona nga puna, ose më saktësisht të shkojnë 3 muaj në pushim të detyrueshëm me pagë 70%. Nuk kemi të dhëna se sa persona do të shkojnë nga Termoelektrana e Manastirit në pushim të detyrueshëm. Këto informacione i kanë shqetësuar të punësuarit në këto dy institucione në të cilat punojnë prej vitesh. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas tre muajve kur ata do të duhet të kthehen në vendet e punës. TV21 mëson se disa nga ata do të kthehen në vendet e punës, por një numër i konsiderueshëm do të largohen si tepricë teknologjike”, raporton gazetarja Salije Sadiku.

    TV21 kërkoi qëndrim nga drejtorët e dy Termoeletranave “Osllome” dhe “Manastir” të cilët janë vënë në vështirësi për të vendosur se nga sa dhe cilët punëtorë do të dërgojnë në pushim, por ata nuk pranuan të flasin duke na udhëzuar që të drejtohemi tek zyra qendrore e ELEM.
    Nga ELEM na thanë se nuk kanë çfarë të thonë me tepër se qëndrimi i ditës së premte pas së cilit kjo kompani qëndron ende.

    Ndërkaq më 3 dhjetorë drejtoria e ELEM ka mbajtur një mbledhje në të cilën është sjellë vendim që drejtorët e Termoelektranave deri të zyra qendrore e ELEM të dërgojnë një listë me emrat e personave që duhet të dërgohen në pushim të detyrueshëm me pagë 70%, duke mos përmendur kohën dhe arsyen.

    “Obligohen drejtorët e ekspoziturave të EMV-Shkup deri më 24.12.2021 (e premte) deri te Bordi drejtues të dorëzojnë listë të vendeve të punës me numrin e nëpunësve, që nuk janë të patjetërsueshëm për procesin e prodhimit të energjisë elektrike në ekspoziturat e SHA EMV-Shkup dhe që munden në të ardhmen të dërgohen në pushim të patjetërsueshëm të përkohshëm”.

    TEC “Osllome” numëron afro 1100 të punësuar prej të cilëve 300 deri në 400 pritet të dërgohen në pushim të detyrueshëm, ndërsa TEC “Manastir” numëron 2400 të punësuar dhe ende nuk dijet sa punëtorë do të dërgojnë në pushim.

    TEC “Osllome” për momentin prodhon 1800 MW/h energji eklektike, në një pjesë të vogël shfrytëzon qymyrin të cilin e nxjerrë vetë, ndërsa pjesën tjetër e qymyrit është blerë për të siguruar funksiononim më të gjatë të kësaj Termoelektrane gjatë periudhës së krizës energjetike. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Omer Ajdini: Mundohen të na bëjnë presion, por nuk na trembin veprimet e regjimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë