Meta kërkon falje për shtimin e termit “terrorist” në biografinë e disa palestinezëve në Instagram

    Meta ka kërkuar falje për shtimin e termit “terrorist” në biografitë e disa përdoruesve të Instagramit që u deklaruan si palestinezë.

    Gjiganti teknologjik tha se rregulloi një problem “që shkaktoi shkurtimisht përkthime të papërshtatshme arabe” në disa prej produkteve të saj, transmeton Telegrafi.

    “Ne sinqerisht kërkojmë falje që ndodhi kjo”, tha kompania për BBC.

    Platforma është përballur gjithashtu me akuza për shtypjen e përmbajtjeve që shpalosin mbështetjen për palestinezët gjatë konfliktit Izrael-Gaza.

    Disa përdorues thonë se janë “ndaluar në hije” në Instagram për shkak të postimeve pro-palestineze. Kjo është kur një platformë ndërhyn për t’u siguruar që postimet të mos shfaqen në feed-in e njerëzve të tjerë.

    Lajmi Paraprak

    Përpjekje të mëdha për prerje ilegale të druve, MPB me 919 kallëzime penale

    Lajmi i rradhës

    Vuçiqi pas takimit me pesëshen: Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë