Pushimet e fëmijëve me telefona në dorë, por disa presin rikthimin e shkollës

    Fëmijët ndahen në mendime të ndryshme kur i pyet se cila është zgjedhja e parë: shkolla apo pushimet.

    Disa duan që gjithmonë të jetë verë, e të tjerë mezi presin rikthimin në 11 shtator në bankat e klasës.

    “Unë dua pushime. Kemi mendime të ndryshme me vëllain që do të shkojë në shkollë e ka marr malli për shokët”, është shprehur një fëmijë.

    Nga ana tjetër prindërit përpiqen të mbushin me aktivitete gjithëpërfshirëse kohën e lirë të fëmijëve. Të freskohen në plazhe është ajo që të vegjlit kanë më qejf, por kjo dëshirë e tyre nuk mund t’iu plotësohet gjatë gjithë verës.

    Sfida më e madhe e prindërve mbetet për ti mbajtur fëmijët larg telefonit, e për ti afruar me librin, por duket si një betejë e humbur pasi teknologjia është kthyer në pjesë e pandarë të fëmijërisë së ditëve të sotme.

    “Qëndrojnë në telefon, me librin keq punët. Unë ia fsheh telefonin, ajo e kërkon se shikon shokët e shoqet”, është shprehur një prind.

    Por mes rrëfimeve të fëmijëve se si e shpenzojnë kohën e lirë gjatë pushimeve, gjen edhe shembuj dashamirës të leximit të librave.

    “Po lexoj librin e katërt këtë verë, më pëlqejnë librat fantastiko-shkencorë. Dua të fitoj sa më shumë dije, ndaj të fillojë shkolla sa më shpejt”, është shprehur një vajzë e vogël. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Edi Rama, artisti me famë ndërkombëtare që punon si Kryeministër

    Lajmi i rradhës

    Dalja nga moratoriumi europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë