Pushteti dhe opozita nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për miratimin e ligjeve në Kuvend

    Edhe pas një muaj e gjysmë nga takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, deputetët nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për miratimin e ligjeve në Kuvend. Pushteti dhe opozita vazhdojnë të fajësojnë njëra tjetrën. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, VMRO-DPMNE vazhdon të bllokojë me amendamente propozim ligjet që janë më në interes të qytetarëve.-

    “Nëse opozita nuk bllokon, atëherë çka ndodh me ata dy mijë amendamente për ligjin për ARM-në, ligj që është në interes të ushtarëve profesionist… Tashmë dy ditë komisioni për Arsim nuk mund të fillojë të punojë për rendin e ditës, pasi kërkojnë fjalime procedurale që nuk kanë asnjë lidhje me shkeljen e rregullores, por flasin për gjithçka që të mos mund të arrijnë në rend dite dhe të mos fillojë diskutimi dhe të votohet ligji për arsimtarët”- deklaroi Jovan Mitrevski, LSDM.

    Mitrevski akuzon VMRO-në edhe për bllokim të propozim ligjit për ndërtimin e Qendrës Klinike edhe pse thotë që, opozitës i mundësojnë kontroll në realizimin e projektit dhe kontrolle në më shumë procedura gjatë ndërtimit. Po deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska thotë se akuzat e LSDM-së janë të pabaza. Sipas saj, pushteti i bllokon Propozim ligjet, duke mos respektuar marrëveshjen mes Zaevit dhe Mickovskit.

    LSDM duhet të ndalojë ti politizojë ligjet për të cilat në takimin e fundit mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit u arrit marrëveshje se duhet të ulet, e bashkërisht të dorëzohen propozim ligje të përbashkëta të cilat para së gjithash do të jenë në interes të qytetarëve. LSDM edhe krahas marrëveshjes, në vend që si parti në pushtet të sigurojë atmosferë për bashkëpunim, ata vetëm shërbehen me plasime ditore të akuzave me qëllim të fshehjes së pa aftësisë së tyre”- pohoi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

    Që nga fillimi i mandatit të kësaj përbërje parlamentare, të pa përfunduara kanë mbetur 17 seanca plenare. Seanca më e vjetër plenare e cila qëndron e pa përfunduar është seanca e tretë e cila është caktuar më 25 gusht të vitit 2020. Gjatë kësaj përbërje parlamentare janë hapur dhe janë përfunduar vetëm 20 seanca. Aktive janë mijëra amendamente të VMRO-DPMNE-së për Propozim ligjin për ARM-në dhe propozim Ligjin për Arsimtarët. Amendamentet nuk i ka tërhequr as opozita shqiptare, e cila nuk do ti tërheq derisa të arrihet marrëveshja e plotë për ligjin për shtetësinë.

    Lajmi Paraprak

    Disa teknika që do të ndihmojnë në shkëputjen e fëmijës nga qumështi i gjirit

    Lajmi i rradhës

    Erdogan i kërkon Papës të ndihmojë në çështjen e palestinezëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë