Pushteti kërkon mbështetje për ndryshimet kushtetuese, opozita bën thirrje për zgjedhje të parakohshme

    Mazhoranca kërkon mbështetje për ndryshimet kushtetuese, opozita bën thirrje për zgjedhje të parakohshme. LSDM theksoi sot se ndryshimet e propozuara janë teknike dhe nuk prekin çështjet e identitetit, siç pretendon opozita. Social Demokratët akuzuan kryetarin e VMRO- DPMNE-së Hristijan Mickoski se kishte plane të tjera për integrimin e vendit, duke aluduar në deklaratën e tij se ai do të drejtonte një agjendë maqedonase dhe jo evropiane.

    “Nëse ata janë me të vërtetë për anëtarësim në BE, siç deklarojnë vazhdimisht, Mickoski dhe DPMNE do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Gjithçka tjetër është huti dhe veprim në kundërshtim me interesat strategjike. Këto ndryshime kushtetuese janë shansi i fundit për Mickoskin dhe DPMNE-në që t’i bashkohen interesave të qytetarëve dhe shtetit dhe të dëshmojnë se me të vërtetë duan ta shohin vendin si anëtar të plotë të BE-së”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.

    VMRO-DPMNE i bënë thirrje pushtetit të mos shkojë kundër vullnetit të, siç theksuan ata, një shumice dërrmuese të qytetarëve dhe të mos shtyjë me forcë ndryshimet kushtetuese. Ata bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Ata goditën murin. Nuk kanë shumicë prej dy të tretash. Ne u bëjmë thirrje të hedhin në votim ndryshimet e propozuara. Le të përfundojë agonia e tyre këtu, dhe pastaj në zgjedhje le të vendosin qytetarët se cilin koncept do të mbështesin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Më parë, Mickoski theksoi se qeveria do të shtyjë procesin e votimit të ndryshimeve kushtetuese për të shmangur zgjedhjet. Sipas tij, rezultati logjik i dështimit të ndryshimeve kushtetuese do të ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat ai i propozoi për vjeshtë. Qeveria përsëriti se zgjedhjet parlamentare do të mbahen vitin e ardhshëm në kohën e rregullt, megjithëse opsioni për zgjedhje të parakohshme u vu në tryezë në takimin e liderëve midis Kovaçevskit dhe Mickoskit, për çka të dy arritën marrëveshje, por me kusht që opozita të sigurojë shumicë prej dy të tretash. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pallatica nuk ka ujë për pije, banorët ujin e sigurojmë përmes puseve

    Lajmi i rradhës

    Ura në Vizbeg rrezik për jetën e qytetarëve, Qyteti i Shkupit nuk përgjigjet nëse do të marr masa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë