Putin nënshkruan ligjin që parashikon dënime të përjetshme për tradhti

    Rusët e shpallur fajtorë për tradhti tani do të dënohen me burgim të përjetshëm pasi Vladimir Putin nënshkroi një dekret zyrtar për rritjen e dënimit maksimal.

    Dekreti, i cila është pjesë e një përpjekjeje për të shtypur personat që nuk pajtohen me luftën në Ukrainë, u postua në faqen e internetit të Kremlinit dhe rrit dënimet ndaj personave të akuzuar për tradhti, terrorizëm dhe ndihmesë në mbarvajtjen e punës së organizatave ndërkombëtare.

    Ligjvënësit kishin votuar tashmë për të rritur dënimet më të gjata për tradhti deri në përjetësi, nga 20 vjet. Ligjvënësit miratuan gjithashtu ngritjen e dënimit maksimal për kryerjen e “një akti terrorist” – i përcaktuar si një vepër që rrezikonte jetë dhe kishte për qëllim destabilizimin e Rusisë – në 20 vjet, nga 15 vjet që është aktualisht.

    Ata që shpallen fajtorë për sabotim mund të shkojnë në burg për 20 vjet, nga 15, ndërsa personat e dënuar për “terrorizëm ndërkombëtar” mund të dënohen me burgim të përjetshëm, nga 12 vjet.  Dekreti nuk shpjegon se çfarë është “terrorizmi ndërkombëtar”.

    Putin nënshkroi dekretin e ri në një kohë kur grupet e të drejtave thonë se autoritetet po shtojnë përpjekjet për të qetësuar zërat e paktë të opozitës që kanë mbetur. Por Rusia thotë se ligje të tilla kërkohen për të mbrojtur vendin nga infiltrimi i Ukrainës dhe agjencive perëndimore të inteligjencës. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë lulesh duhet të mbillni nëse tarraca juaj është në hije

    Lajmi i rradhës

    Arrestohen tre persona nga Pollogu, transportonin emigrantë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë