Putin: Rusia shqyrton heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska është duke shqyrtuar heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste.

    Rusia priti këtë javë një delegacion të lartë të talibanëve. Në bisedime morën pjesë edhe zyrtarë nga Kina, Pakistani dhe tetë vende të tjera.

    Në deklaratën e lëshuar pas takimit, u tha se në Afganistan “duhet të merret parasysh realiteti i ri, që është ardhja e talibanëve në pushtet”.

    Rusia, po ashtu, bëri thirrje për mobilizimin e ndihmës ndërkombëtare për të mbështetur Afganistanin.

    Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan në muajin gusht. Grupi ende konsiderohet organizatë terroriste në Rusi.

    Putin tha se Afganistani duhet të marrë mbështetje ekonomike, pasi, sipas tij, stabiliteti në vendin e shkatërruar nga lufta është në interes të të gjithë fqinjëve të tij.

    Uashingtoni tha se nuk e ka ndërmend të lëshojë gati 9 miliardë dollarë nga rezervat e Bankës Qendrore afgane, që mbahen në SHBA.

    SHBA-ja i ka ngrirë ato pasi talibanët kanë marrë pushtetin.

    Kjo, me gjithë paralajmërimet nga Kombet e Bashkuara seekonomia e Afganistanitështë në prag të kolapsit dhe se ky vend përballet me krizë të thellë humanitare.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Nëse kthehet regjimi VMRO-DPMNE, do të kthehen grindjet me shtetet fqinje

    Lajmi i rradhës

    Biden: SHBA do ta mbrojë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë