Zaev: Nëse kthehet regjimi VMRO-DPMNE, do të kthehen grindjet me shtetet fqinje

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në ClickPlus ka vlerësuar se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor do të tregojë se a do të kthehet regjimi dhe grindjet me fqinjët, apo do të vazhdojmë në rrugën eurointegruese.

    “Nuk kishim mandat të lehtë. Ndodhi pandemia. Kishim tragjedi të madhe në shtet. Duke ndenjur në shtëpi ne kemi revoltë të qytetarëve. Revolt edhe duke dërgua porosi të ndryshme. Jo se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se mund të kthehet regjimi, se duke i dhënë opsion më të madh opsion djathtist, kundrejt opsionit majtist se e rrezikojnë edhe të ardhmen në pjesën, do ta them, të një shoqërie për të gjithë do të them, apo në integrimet eurointegruese, sepse kundërshtari ynë nuk e përdor as emrin kushtetues të shtetit, se ishte në grindje me Greqinë, me Bullgarinë… Çfarë shpresash, përfundon gjithçka. Ja unë sa lehtë sillem me Shqipërinë, Kosovën madje edhe me Serbinë. Do të na kthehet grindja menjëherë me të gjithë fqinjët”, tha Zaev.

    Nga ana tjetër lideri i LSDM-së në ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë asnjë kandidat në Tetovë, pasi siç tha, për cilindo që do të bëjë thirrje, njëri nga partnerët do të hidhërohet.

    Këtë siç tha ai nuk do ta bëjë pasi që nëse u thotë votuesve të votojnë njërin kandidat, ata do ta bëjnë të kundërtën.

    “Nëse Zaev u thotë votuesve të tij, Ahmeti, Mickoski, cilido, përkundrazi nuk do ta dëgjojnë sepse secili ka kredibilitetin dhe integritetin e tij”.

    Shtoi se votuesit duhet të vendosin me bindje personale, kështu duhet të veprojë edhe Besa me votuesit e saj në Haraçinë, Çashkë dhe Dollnen ku LSDM është në garë me BDI-në.

    Lajmi Paraprak

    Renditja e FIFA-së | Shqipëria fiton 3 pozicione, Kosova zbret 4 shkallë

    Lajmi i rradhës

    Putin: Rusia shqyrton heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë