Putini ka dështuar ta shantazhojë europën me energjinë elektrike

    Kanë dështuar përpjekjet e presidentit rus, Vladimir Putin për të shantazhuar kontinentin europian duke përdorur burimet energjetike.

    Megjithatë, viti i ardhshëm do të jetë sfidues, ka thënë komisionerja evropiane për energjinë, Kadri Simson, raporton skynews.

    “Një vit më pas, mund të themi se përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën duke përdorur energjinë ka dështuar dhe më e rëndësishmja – për një afat të gjatë ne kemi investuar masivisht në burimet e rinovueshme”, tha Simson.

    Duke folur në një takim të ministrave të energjisë të BE-së në Maltë, Simson tha se rajoni i Mesdheut kishte luajtur një rol kyç me ndihmën që ka dhënë për Bashkimin Evropian duke iu përgjigjur një viti të jashtëzakonshëm të krizës energjetike dhe vështirësive të krijuara nga pushtimi rus.

    BE-ja nisi planin REPowerEU në muajin maj të vitit 2022 duke iu përgjigjur një krize energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, ku synim ishte prodhimi i energjisë së pastër dhe të diversifikojë furnizimet me energji.

    Ndryshe, Rusia gjatë pushtimit të shtetit ukrainas ka dëmtuar rëndë edhe infrastrukturën energjetike të saj.

    Lajmi Paraprak

    Goditje kundër korrupsionit në nivel të lartë në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Shteti i parë federal i ShBA ndal TikTok-un

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë