Putini planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi

    Presidenti rus, Vladimir Putin ende po planifikon të marrë pjesë në një samit të grupit G20 të ekonomive kryesore që do të mbahet në Indonezi më vonë këtë vit.

    Kështu tha të mërkurën ambasadori i Moskës në Indonezi.

    Vendet perëndimore po shqyrtojnë përjashtimin e Rusisë nga G20-ta pasi ajo nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një muaj më parë.

    Ata tashmë e kanë goditur Moskën me sanksione të paprecedenta lidhur me sulmin, i cili ka shkaktuar një krizë humanitare brenda Ukrainës dhe një eksod të miliona njerëzve që kërkojnë siguri në vendet e tjera evropiane.

    “Kjo varet nga situata. Ai [Putin] synon të vijë në samitin e G20-ës,” u tha gazetarëve ambasadorja, Lyudmila Vorobieva.

    Ajo tha se samiti i G20-ës nuk ishte forumi i duhur për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.

    “Dëbimi i Rusisë nuk do të ndihmojë ekonominë globale,” shtoi diplomati rus.

    Samiti i G20-ës është planifikuar për 30-31 tetor në ishullin turistik indonezian të Balit.

    Javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indonezisë, Teuku Faizasyah tha se Indonezia, e cila mban presidencën e radhës të G20-ës këtë vit, nuk mendon se lufta në Ukrainë duhet të diskutohet në samit. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Nga e premtja transport publik falas për të moshuarit

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, komisioni për buxhet përgjysmon kompensimet për deputetët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë