Pyetje deputetësh, opozita braktisë seancën

    Pushteti përpiqet që përmes deputetes së ASH-së Ilire Dauti të uzurpojë hapësirën e pyetjeve të deputetëve të opozitës ndaj Qeverisë për tu përgjigjur për skandalet e fundit dhe listën e zezë të SHBA-së. Kështu deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. Sipas tij shumica në Kuvend dhe Qeveria janë marrë veshtë që në të njëjtën kohë tu përgjigjen 49 pyetjeve me shkrim, prej të cilave 41 ndaj deputetes Ilire Dauti, për rastet me nënshtetësinë. Për këtë arsye deputetët e VMRO-DPMNE-së e lëshuan sallën dhe u kthyen kur erdhi radha e pyetjeve të tyre.

    “Jeni në Qeveri, gjeni zgjidhjen dhe lejoni të parashtrojmë pyetje tjera. Kështu me marrjen nga ana juaj të 300 apo 400 minutave nga seanca e sotme, e cila është mjeti i vetëm i opozitës për të parashtruar pyetje unë vij në konstatim tjetër. Ju parashtroni pyetje që ta shpëtoni Qeverinë”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

    Por deputetja Ilire Dauti tha se edhe pyetjet e saj për shtetësinë janë të rëndësishme.

    A ka gjë më të arsyeshme se në këtë foltore të fliten për emra të përveçëm të qytetarëve të cilët në vete kanë një hallë shumë të madhe. Që në vend që përgatitja e shtetësisë të kishte qenë marrje e një dokumenti shumë normal atyre u është krijuar problematikë e vërtetë. Dhe tani u po kam drejtuar pyetje sepse kamë shpresë të zgjidhen këto probleme, deklaroi Ilire Dauti, ASH.

    Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli deklaroi se sjella e këtillë e ASH-së, dëshmon pafuqinë e sanë në Qeveri për të zgjidhur problemet me nënshtetësitë.

    Nuk besoj se është e rastësishme duke pasur parasysh aferat e fundit që i kemi me funksionar të lartë të Qeverisë, afera e fundit me kryetarin e Komunës së Strugës, afera e fundit me liderin e BDI-së dhe nipin e tij me qendrën tregtare Soravia, afera e fundit me OTE me përgjimet dhe raste të tjera të cilat janë në proces mund të nënkuptohet se është një blerje e kohës për deputetët që të trajtojnë këto tema që janë vërtet të rëndësishme, u shpreh Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.

    Edhe pas përplasjes mes pushtetit dhe opozitës, seanca vazhdoi me përgjigjet që ministrat e Qeverisë ia kishin kthyer deputetes Ilire Dauti për arsyet e zvarritjes së nënshtetësive. /alsat/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Probishtipit kërkojnë shpëtim nga helmet në qytetin e tyre

    Lajmi i rradhës

    Lista Serbe pas vendimit për shpalljen e organizatave terroriste: KFOR-i dhe EULEX-i të pengojnë planin e Kurtit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë