“Kodra e Diellit” për herë të parë nis shitjen online të biletave për sezonin e ri të skijimit 2025/26

    Një skiator në Kodrën e Diellit / Fotografia: Emir Hamzi

    Qendra turistike ka dalë me oferta për biletat vjetore për sezonin e skijimit 2025/2026, ndërsa shitja do të bëhet në mënyrë elektronike. Kjo ofertë nga Qendra është quajtur “Early bird offer”, ndërsa vjen me çmime shumë të volitshme.

    Më poshtë i keni ofertat e Qendrës turistike për biletat për sezonin e ri:

    EARLY BIRD OFFER – KODRA E DIELLIT 2025/26 ?️
    Nga sot nis EARLY BIRD për biletat sezonale, me çmime të veçanta që vlejnë vetëm deri më 01.12.2025!

    Çmimet sipas moshës:

    06 – 14 vjeç → 10.000 den
    15 – 24 vjeç → 12.300 den
    25 – 62 vjeç → 14.600 den
    63+ → 7.000 den

    Për të përfituar nga oferta, plotësoni formularin në linkun më poshtë ?
    AL – https://docs.google.com/…/1FAIpQLSeKZ8f8Aql…/viewform…

    Mos e humb mundësinë të jesh pjesë e sezonit në Kodrën e Diellit!❄️
    Për më shumë informata:
    +389 71 393 104 nga ora 08:00 – 16:00

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Gostivarit i reagon Mickoskit, mohon shkeljet në miratimin e planeve urbanistike

    Lajmi i rradhës

    Durmishi: paga minimale do të rritet në mars sipas ligjit, nuk do të ketë rritje të shpejtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë