Qëndrimet ndaj Maqedonisë nuk ndryshojnë

    Maqedonia e Veriut duhet të hyn  në Bashkimin Evropian, por Bullgaria duhet të vazhdojë të këmbëngul që vendi të respektojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017. “Ka një popull të tillë” dhe PSB ranë dakord për këtë pozicion të politikës së jashtme bullgare gjatë bisedimeve të djeshme midis ekspertëve nga të dyja palët, njoftuan mediat bullgare

    Bullgaria së shpejti pritet të ketë një qeveri të re, ndërsa partitë që me shumë mundësi do ta formojnë përbërjen e re qeveritare, i konfirmuan pozicionet e jashtme bullgare ndaj Shkupit zyrtar.  Maqedonia e Veriut duhet të hyn  në Bashkimin Evropian, por Bullgaria duhet të vazhdojë të këmbëngul që vendi të respektojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017. “Ka një popull të tillë” dhe PSB ranë dakord për këtë pozicion të politikës së jashtme bullgare gjatë bisedimeve të djeshme midis ekspertëve nga të dyja palët, njoftuan mediat bullgare. “Zgjerimi i BE -së është strategjikisht i rëndësishëm, veçanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa qëndrimi i Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut bazohet në vendimin e Parlamentit, në pozicionin kornizë të qeverisë dhe pozicionin e Akademisë të Shkencave Bullgare”, deklaroi Dimitar Grdev, ekspert i politikës së jashtme dhe sekretar ndërkombëtar i partisë së Slavi Trifonov “Ka një popull të tillë”.

    Ai theksoi se ata janë të vetëdijshëm se duhet të kërkojnë komunikim më të madh me partnerët perëndimorë dhe të shpjegojnë qëndrimin bullgar, sepse “është i drejtë”. “Gjëja më e rëndësishme për ne është ta shohim Maqedoninë e Veriut si pjesë e BE-së dhe Bullgaria të rrethohet vetëm nga vende mike dhe shtete anëtare. Pozicioni i Bullgarisë duhet t’u komunikohet më qartë partnerëve tanë në BE. Ne kemi një marrëveshje të nënshkruar, kemi marrë qartë detyrime dhe shohim se si po zbatohet marrëveshja e tyre me Greqinë, të cilën ata e nënshkruan. Duhet të jetë e qartë për partnerët tanë në BE se ne nuk duam asgjë më shumë. Ne nuk kemi vendosur kushte të reja për Maqedoninë e Veriut. Gjithçka për të cilën përpiqemi është e shkruar në marrëveshjen për Fqinjësi të mirë. Bullgaria nuk ka bërë asnjë pengesë për pranimin e tyre në BE, ne nuk kemi vendosur asgjë të re. E vetmja gjë për të cilën ne përpiqemi është të përmbushim shpejt dhe në mënyrë aktive detyrimet e tyre. Dhe ne do të marrim detyrën për të ndihmuar atë vend për anëtarësim efektiv dhe të shpejtë,” tha Grdev.

    Në pyetjen e Agjencisë BGNES nëse është e nevojshme që Parlamenti të miraton deklaratë të re për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, sekretari ndërkombëtar i “Ka një Popull të tillë” u përgjigj se nuk ka nevojë.  “Rrethanat nuk kërkojnë një ndryshim në deklaratën e miratuar nga Parlamenti kombëtarë i 44. Negociatat janë dinamike, le të shohim se cili do të jetë opinioni i Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Zoran Zaevit, parlamentit. Proceset për miratimin e deklaratës së tyre janë duke u zhvilluar. Le të punojë së pari parlamenti ynë dhe komisioni i politikës së jashtme, dhe ne do të veprojmë sipas propozimeve të reja. Disa prej tyre mund të jenë më të mira”, theksoi Grdev.

    Deklarata e tij u dha para miratimit të djeshëm të Rezolutës për vijat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtare maqedonase, e cila u votua me 95 vota pro dhe një i përmbajtur.

    Lajmet për rezolutën e miratuar u raportuan nga mediat bullgare, disa pa komente, ndërsa “Dnevnik” bëri një krahasim të asaj që konteston Bullgaria, ndërsa gjendet në Rezolutën maqedonase. Krahasimi, mbi të gjitha, i referohet pjesës së Rezolutës e cila thotë se gjuha maqedonase dhe larmia e saj dialektore kanë vazhdimësinë e tyre hapësinore dhe kohore (ndërsa Sofja e trajton atë si një dialekt të gjuhës bullgare), si dhe qëndrimin se nuk duhet të ketë një përvetësim ekskluziv i historisë dhe traditës‘ (diçka për të cilën Bullgaria akuzon Maqedoninë e Veriut).

    Gazeta në fjalë shkruan se rezoluta u miratua ditën kur udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë njoftuan në Shkup thellimin e projektit aktual të integrimit rajonal nën emrin e ri “Ballkani i Hapur”, por e transmetuan edhe përgjigjen e kryeministrit Zoran Zaev nëse pret që pas zgjedhjeve në Bullgari punët të ecin përpara.

    “Dëshirojë që Bullgaria me të vërtet të formon qeverinë. Ajo është mirë edhe për Bullgarinë edhe për popullin bullgar, gjithashtu edhe për rajonin. Është mirë edhe për Maqedoninë e Veriut. Menjëherë pasi të formohet qeveria, do të vazhdojmë të bisedojmë”, tha Zaev./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Rritet buxheti për realizimin e projekteve përmes Masës 7 “Diverzifikim të fermave dhe zhvillim të bizneseve të vogla”

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi shkon në pushim! Dhjetëra ligje mbeten në procedurë parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë