Rritet buxheti për realizimin e projekteve përmes Masës 7 “Diverzifikim të fermave dhe zhvillim të bizneseve të vogla”

    Komisioni Evropian e miratoi rritjen e buxhetit për Masën 7 “Diverzifikim të fermave dhe zhvillim të bizneseve të vogla”. Nga 9,6 milionë eurot e paraparë tani në dispozicion për realizimin e projektit janë 13,5 milionë euro. Mbështetja financiare për shfrytëzues është prej 1500 deri deri në një milion euro, pa tatim të vlerës së shtuar, ndërsa kthimi i investimit është në lartësi prej 65 për qind nga shpenzimet e pranueshme të përgjithshme, informon Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

    Informacionet për thirrjen dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim janë në dispozicion në ueb faqen e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

    “Me ndihmën e mjeteve nga programi IPARD 2, personat fizikë dhe juridikë kanë mundësi t’i modernizojnë ndërmarrjet ekzistuese apo të hapin ndërmarrje të reja mikro dhe të vogla, të cilat do të ndihmojnë që prodhimet bujqësore vendase të marrin vlerë të shtuar”, thonë nga Agjencia.

    Kjo masë është destinuar për zhvillim të turizmit rural dhe promovimit të tij, duke krijuar mundësi për hapjen e vendeve të reja pune./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Shkollat nuk guxojnë të kërkojnë para nga nxënësit

    Lajmi i rradhës

    Qëndrimet ndaj Maqedonisë nuk ndryshojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë