Qeveri e qëndrueshme me shumicë mbi këmbë qelqi

    Gazetar | Adrian Kerimi

    Riafirmimi i shumicës parlamentare nga ane e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe qëndrimi unanim se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2024 nxori në pah shumicën e brishtë parlamentare edhe pse e njëjta numëron të paktën 64 deputet. Bllokimi i Kuvendit nga ana opozitës dhe mungesa e dialogut brenda parlamentar ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në punën e Qeverisë, e cila muajt e fundit, pavarësisht vendimeve që miraton nuk haset në rezultat efikas, përkatësisht vendimet e organit ekzekutiv nuk ekzekutohen në praktikë. Ish-deputeti dhe profesori universitar, Aleksandar Spasenovski vlerëson se pika e dobët e kësaj Qeverie është Kuvendi jo funksional, shkruan Nistori.

    “Pika e dobët e kësaj Qeverie është Kuvendi për shkak të shumicës së brishtë e cila nuk arrin të miraton as ligjet më të thjeshta ose të emëron njerëz në pozicionet eminente shtetërore sepse ligjvënësi me një fjalë është i bllokuar”, thotë Aleksandar Spasenovski, profesor universitar.

    Por si erdhi Qeveria dhe shumica parlamentare deri në këtë derexhe. Spasenovski numëron disa arsye të cilat sipas tij vejnë në pikëpyetje edhe efikasitetin e organit ekzekutiv.

    “Si rezultat i një lidershipi të ri në LSDM e cila udhëheq me Qeverinë akoma nuk është vendosur kontroll mbi institucionet. Arsyeja e dytë është shumica e brishtë parlamentare e cila po krijon një situatë që të kemi Kuvend të bllokuar. Kjo për shkak se partitë që janë në pushtet jo gjithmonë po arrijnë të miratojnë edhe ligjet sepse jo gjithmonë partitë e shumicës arrijnë të sigurojnë numrin e nevojshëm të deputetëve për të kaluar madje edhe propozimet e tyre. Në këtë mënyrë vihet në pikëpyetje efikasiteti i Qeverisë” , thotë Aleksandar Spasenovski, profesor universitar.

    Që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 shumica parlamentare e formuar aso kohe mes LSDM-së me Lëvizjen Besa brenda saj dhe BDI-në si partner i përbashkët qeverisës të paktën katër herë deri tani është mbledhur për të konfirmuar stabilitetin ekzekutiv dhe ligjvënës.

    Mbledhja e parë mes partnerëve për të konfirmuar shumicën pas zgjedhore u mbajt më 19 gusht 2020 e ftuar aso kohe nga ish kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

    Mbledhja e dytë u thirr më 10 nëntor 2021 pas debaklit elektoral që LSDM-ja pësoi në zgjedhjet lokale kur edhe Zaev dha dorëheqje të parevokueshme. Një dit më pas opozita maqedonase VMRO-DPMNE e mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja Besa dhe partia E Majta tentuan formimin e një shumice të re parlamentare me 61 vota, por nuk arritën ta materializojnë për shkak të mungesës së kuorumit për të hapur seancën plenare, respektivisht për shkak të veprimit të deputetit Kastriot Rexhepi i cili nuk u paraqit në Kuvend me arsyetimin se rrëzimi i Qeverisë aktuale rrezikon marrjen e datës për negociata me BE-në.

    Mbledhja e tretë për konfirmim të shumicës u thirr një muaj më vonë, respektivisht më 7 dhjetor 2021 kur Zaev pas daljes së Lëvizjes Besa nga Qeveria, prezantoi partnerët e koalicionit me mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare me partinë Alternativa brenda saj dhe prezantimin e kandidatit për kryeministër dhe kryetar të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

    Mbledhja e mbajtur më 19 qershor me kërkesë të Kovaçevskit paraqet mbledhjen e parë të partnerëve të koalicionit për riafirmimin e qëndrimit kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Qeveria po lejon bullgarizimin e Maqedonisë”

    Lajmi i rradhës

    Koha për të projektuar Maturën 2030!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë