“Qeveria po lejon bullgarizimin e Maqedonisë”

    Nga VMRO-DPMNE, duke u bazuar në informacionet e tyre, thonë se në kanalet për komunikim mes Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dhe Francës është miratuar propozimi francez për zgjidhjen e kontestit.

    “Qeveria e Maqedonisë është pajtuar me propozimin e fundit katastrofik për Maqedoninë. A heshtja e qeverisë për këtë propozim është për faktin se për shkak ata tashmë e kanë pranuar? Le të thonë publikisht se çfarë qëndrimi kanë. A janë të vetëdijshëm se nëse e kanë marrë propozimin, i cili i përmban të gjitha kërkesat bullgare, bëjnë tradhti të re kombëtare? Publikisht të thonë nëse Koveçevski është pajtuar me bullgarizimin e Maqedonisë? Propozimi i cili i ka të gjitha kërkesat bullgare në kornizën për bisedime më hyrje në BE është me aminin e autoriteteve të Maqedonisë”, deklaroi Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE.

    Ndryshe, më 23 qershor, para fillimit të samitit të Këshillit Europian, BE-ja planifikon takim me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar të ardhmen e rajonit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhje të jashtëzakonshme për Këshillin e ri në Tetovë | Talat Xhaferi i ka caktuar për 20 gusht 2022

    Lajmi i rradhës

    Qeveri e qëndrueshme me shumicë mbi këmbë qelqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë