“QEVERI VMRO – VLEN” / Taravari: VMRO e kuptoi peshën e votës shqiptare

    VMRO e ka kuptuar se ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë, por fokusi i VLEN-it është të marrë numër më të madh të deputetëve. Kështu ka shkruar mbrëmë vonë Arben Taravari pas deklaratës së djeshme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së ku propozoi qeveri të përbashkët VMRO-VLEN, përcjell Nistori.

    “Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë. Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve. Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor”, shkruan Taravari.

    Taravari shton se koalicioni VLEN është më i bashkuar se kurrë dhe se vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet e VLEN, sipas Taravarit shkojnë për deputetë shqiptarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RREZIKU I MOSPLOTËSIMIT TË KONTRATAVE NGA RMV / 2 miliardë euro dëme potenciale

    Lajmi i rradhës

    Cila është pija më e mirë për të ndihmuar tretjen sipas gastroenterologut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë