Qeveria akoma nuk tregon dokument për administratorët që shkuan në Sofje si gazetarë

    Fotografia: Nistori

    Qeveria tani tre ditë nuk publikon vendimin me shkrim nga Seanca e 4-t të, se gjashtë të punësuarit e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) në Sofje kanë udhëtuar si staf organizativ, e jo si gazetarë.

    Në procesverbalin e seancës si dhe në dokumentin e Shërbimit, të cilët i ka siguruar Alsat ishte kërkuar rezervimi i gjashtë dhomave të hotelit për akomodim me pansion të plotë të këtyre të punësuarve si gazetarë.

    Qeveria ditë më parë tha se informatat janë të pavërteta duke shtuar se gjashtë nëpunësit e saj kanë udhëtuar për tu marrë me punë organizative por pa dëshmuar me dokument konkret.

    Llogari dhe dëshmi nga Qeveria për skandalin me nëpunësit kërkojnë edhe nga opozita. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski e akuzon Qeverinë se është shndërruar në zyrë për luks.

    “Pse nga Qeveria dhe nga SHPPP nuk tregojnë dëshmi me shkrim nga seanca ku është votuar që të shkojnë gjashtë të punësuar në Qeveri si mbështetje organizative dhe të dëshmojnë se nuk kanë qenë të regjistruar si gazetarë? Qeveria moti kohë është shndërruar në  zyrë për luks dhe zyrë për ekskursione në llogari të shtetit. Luksi në kurriz të qytetarëve është mënyrë e jetesës së funksionarëve të LSDM-së”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

    Ndërsa deputetët e LSDM-së vlerësojnë se nuk mund të kërkojnë llogari nga Qeveria për keqpërdorimet e parave të qytetarëve.

    “Ne si deputetë nuk mund ti ftojmë për shkak se nuk jemi ai institucion, por si të zgjedhur nga qytetarët bëjmë me dije se Ligji është i njëjtë për të gjithë. Kështu që nuk është me rëndësi a janë pjesë e pushtetit, opozitës, gazetarë, të gjithë ata që ka shkelur ligjin patjetër të përgjigjet. Unë i ftoj institucionet që nëse shohin që ka përgjegjësi të veprojnë për të njëjtat”, u shpreh Daniella Markovska, LSDM.

    Alsat ditë më parë publikoi dokumentet se si gjashtë nëpunës të Qeverisë kanë udhëtuar në Sofje si gazetarë dhe kanë qëndruar për tre ditë gjoja për të ndjekur dhe raportuar për seancën e parë ndërqeveritare mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Bullgarisë.

    Po ashtu edhe në pikën e 5-të të procesverbalit të seancës së 4-t të Qeverisë thuhet qartë se Shërbimi qeveritar duhet të sigurojë transport, akomodim dhe teste PCR vetëm për gazetarët. Për këtë rast ka ngritur lëndë edhe komisioni antikorrupsion. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria nuk firmos rritje pagash për sindikatat

    Lajmi i rradhës

    Korrupsioni, Maqedonia në të njëjtin grup me Kolumbinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë