Qeveria nuk firmos rritje pagash për sindikatat

    Sindikatat thonë se në vend të nënshkrimit të marrëveshjes për rritjen e pagave për 2806 denarë, do të zhvillohet metodologjia për matjen e produktivitetit të punëtorëve. Lidhja e Sindikatave paralajmëron greva të përgjithshme në vendet e punës dhe protesta, pasi premtimi i dhënë nga Qeveria nuk është përmbushur. Në rishikimin e propozuar për buxhetin nuk parashikohen para për rritje lineare të pagave, thonë nga LSM-ja.

    “Greva dhe protesta sigurisht që do të organizohen, jemi gjatë gjithë kohës në kontakt. Pakënaqësia është e madhe, në 5 në 12 të përcaktohet dhe të kërkojnë justifikime se tani do të bëjmë metodologji dhe vlerësim, dhe tashmë e kam thënë se kjo ekziston në çdo ligj dhe marrëveshje kolektive, kjo tregon se sa qeveria i respekton punonjësit”, tha Tërpe Dejanoski- LSM.

    Fillimisht një metodologji përmes së cilës do të shihet produktiviteti, më pas rritja e pagave. Kështu iu përgjigj sindikatës ministri i Financave Fatmir Besimi, në rubrikën e djeshme të publikuar.

    “Në këtë metodologji do të vlerësohet produktiviteti, si dhe ruajtja e standardit (rritja reale e pagave dhe inflacioni). Do të vendoset metodologjia, si dhe do të ndahen mjete”, u shpreh   Fatmir Besimi- Ministër i Financave.

    Rritje të të gjitha pagave për 2806 denarë kërkoi Lidhja e Sindikatave, në të cilën bëjnë pjesë kompanitë shtetërore dhe private, si përgjigje ndaj rritjes së pagës minimale, por edhe për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike.

    Sindikalistët ishin të ftuara në një takim me zyrtarë të qeverisë ku u dakorduan për një takim të ri, por deri më tani kjo nuk është realizuar.

    Në shenjë revolte, sindikatat në vend të marshimit organizuan një protestë më 1 maj, por sërish nuk morën asgjë nga qeveria.

    Rishikimi i buxhetit parashikon vetëm para për pensione më të larta nga shtatori, dhe për punonjësit e arsimit rritje të pagave për 15 për qind. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq dhe Rama – nga shkëndijat deri te miqësia

    Lajmi i rradhës

    Qeveria akoma nuk tregon dokument për administratorët që shkuan në Sofje si gazetarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë