Qeveria dënon dhunën në protestat që i organizon VMRO-DPMNE-ja

    Protestuesit e VMRO-DPMNE-së më 18.06.2022 / Fotografia: Nistori, Emir Hamzi

    LSDM sot përmes një kumtese ka dënuar ashpër dhunën e mbrëmshme në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe partneri i tyre “E Majta” proruse.

    “Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në dhunën e mbrëmshme janë lënduar 47 policë, si dhe janë shkaktuar dëme në objekte. të Kuvendit Popullor, të Kuvendit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga LSDM.

    Nga atje theksojnë se mbrëmë opinioni ka qenë dëshmitar se si banditët me kapela sulmuan policët, hodhën molotov, gjuajtën me gurë pjesëtarët e policisë dhe tentuan të hyjnë me forcë në Kuvend.

    “Skena të ngjashme kanë ndodhur edhe të enjten e përgjakshme më 27 prill 2017 dhe të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. Pas trazirave të mbrëmshme duhet të mbajnë përgjegjësi autorët dhe organizatorët dhe nxitësit e dhunës.

    Protesta është një e drejtë e garantuar me kushtetutë. por dhuna është krim dhe përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajnë të gjithë të involvuarit, LSDM-ja, institucionet bashkë me qytetarët nuk do të lejojnë sjelljet dhe skenarët e dhunshëm të VMRO-DPMNE-së dhe “E Majta” të kërcënojnë stabilitetin e shtetit”, thonë nga LSDM.

    Kryetari i Kuvendit të RMV-s, Talat Xhaferi

    Kryeparlamentari, Talat Xhaferi përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë pamje nga dëmtimet e objektit të Kuvendit si pasojë e protestave të dhunshme gjatë mbrëmjes së djeshme.

    Xhaferi thotë se dënon ashpër huliganizmin, dhunën dhe nxitjen e urrejtjes.

    “Pasojat nga sjellja e mbrëmshme е egërsuar para Kuvendit. Pranoj dhe mbështes të drejtën e secilit në protestë, të shprehjes së qëndrimit. Vazhdimisht dhe fuqishëm e dënoj huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes sepse ato nuk janë zgjidhja”, shkruan Xhaferi.

    Spasovski: Kushdo që sulmon policinë do të ndëshkohet rëndë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot vizitoi në spital dy policët që janë lënduar rëndë nga përleshja e djeshme mes protestuesve dhe policisë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

    Spasovski dënoi ashpër sulmin ndaj organeve të rendit, tha se gjithsej janë lënduar 47 policë, ndërkaq dy prej tyre janë me lëndime serioze.

    “Ja tani ishim në vizitë te dy kolegë, që ndodhen në Klinikën Universitare për Neurokirurgji dhe janë me lëndime më serioze, të lënduar më rëndë, kemi edhe 11 kolegë ndërsa pjesës tjetër i është ofruar ndihmë mjekësore dhe gjithsesi se janë në shërim shtëpiak”, tha Spasovski.

    Ministri ka theksuar se gjatë protestave janë lënduar 47 policë, ndërsa asnjë qytetar nuk është lënduar, por ata që kanë sulmuar policët janë arrestuar.

    “Ky rast të kujton rastin e 27 prillit, 30 persona me kapela e shkaktuan tërë sulmin ndaj institucioneve dhe policëve”, tha Spasovski.

    Ai theksoi se demokraci nuk do të thotë anarki.

    Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski

    Ajo që ndodhi mbrëmë para Kuvendit nuk është fytyra e vërtetë e Republikës Evropiane të Maqedonisë së Veriut, vend anëtar i NATO-s, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.

    “Protestat janë e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk justifikohet me asgjë. Dënoj ashpër sulmin ndaj policisë, e cila mbrëmë ishte në krye të detyrës, duke mbrojtur me profesionalizëm qytetarët dhe institucionet shtetërore, dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për asnjë problem.

    Lajmi Paraprak

    Blinken në G20 do të kërkojë zhbllokimin e eksporteve të Ukrainës

    Lajmi i rradhës

    Lewandowski, i vendosur për tu kthyer te Barcelona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë