“Qeveria duhet t’i monitorojë çmimet, pavarësisht se KRrE i përcakton çmimet”

    Bursat botërore sërish shënuan rritje të çmimeve të energjisë. Një fuçi naftë shitet për 116 dollarë, ndërsa gazi natyror 1400 dollarë për metër kub. Ekspertët e energjetikës në vend thonë se çmimet nuk do të bien gjatë kësaj krize, kur kërkesa është rritur ndjeshëm.

    “Është e qartë se çmimi i energjensëve do të rritet. Qeveria duhet t’i monitorojë çmimet edhe pse themi se Komisioni Rregullator i përcakton çmimet, shohim se Qeveria ka shumë ndikim me vendimet e saj, ku një pjesë e fondeve derdhen nga çmimi i karburanteve, dhe nëse ajo vendos të heqë dorë prej tyre për lehtësim të qytetarëve ka mundësi. Por, nëse Qeveria ka nevojë për para, ajo nuk do të heq dorë dhe ne si qytetarë do të duhet të ulim shpenzimet për automjetet tona”, tha Konstantin Dimitrov -Profesor Universitar.

    Ndërkohë, Qeveria informoi se vendi do të jetë pjesë e platformës së BE-së, për blerjen e përbashkët të gazit të lëngshëm, për të minimizuar varësinë nga gazi rus.

    “Falë kësaj strategjie për trajtimin e pasojave të luftës dhe krizës energjetike, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e kësaj platforme të BE-së, për blerjen e përbashkët të gazit natyror të lëngshëm, nga Shtetet e Bashkuara, që të lirohemi pjesërisht nga varësia e gazit rus”, njoftojnë nga Konstantin Dimitrov -Profesor Universitar.

    Megjithatë, për Dimitrovin, vendi do të duhet të ndajë një shumë më të madhe parash për një dërgesë të tillë të gazit të lëngshëm, ndryshe nga gazi rus, dhe problem shtesë është transporti.

    “Evropa nuk ka mjaft stacione të tilla për të shndëruar gazin natyror të lëngshëm në formë të gaztë. Ne kemi mundësi të furnizohemi vetëm përmes gazsjellësit tonë i cili vjen në Maqedoni përmes Bullgarisë. Transportimi i tij me kamion cisternë nuk vjen parasysh. Për këtë pjesë të Ballkanit, janë vetëm dy stacione për t’u marrë me tankerë, një në Athinë dhe një në Turqi dhe prej andej gazi i lëngshëm shndërrohet në gaz”, tha Konstantin Dimitrov-Profesor Universitar.

    Presidenti amerikan Bajden, njoftoi një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Evropën me 15 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm, për të reduktuar varësinë e saj nga gazi rus. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    FAO: Rritja e çmimeve të ushqimeve do të vazhdojë deri në vitin e ardhshëm

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Unë e njoh Putinin më mirë se 99 për qind e liderëve të botës, madje e di çfarë mendon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë