Qeveria e Kovaçevskit në rrezik?

    Komunikata e plotët e Alternativës për Nistorin:

    BDI-ja po përjeton këto ditë çarjen më të madhe që nga formimi i saj, pasi nënkryetari i deritanishëm i partisë Izet Mexhiti bashkë me figura të tjera paralajmëroi formimin e partisë së re dhe shkëputjen përfundimtare nga BDI-ja, thonë nga Alternativa për Nistorin.

    Kjo çarje në BDI hap dilemat edhe për brishtësinë e shumicës aktuale parlamentare. Mexhiti vet është deputet, ndërsa nuk dihet se edhe sa deputetë të tjerë nga grupi parlamentar i BDI-së e përkrahin atë.

    Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka ngritur dilema nëse qeveria aktuale ka mbështetjen në Kuvend. Në një status të tij në Facebook, Ibrahimi aludon se pushteti mund të mos e ketë mbështetjen e 61 deputetëve.

    “61 – 1??? Një pyetje e thjeshtë: sa është sot numri i deputetëve të shumicës parlamentare? E kam për një mik që besonte se do të rritet shumica për t’i bërë ndryshimet kushtetuese”, ka shkruar Ibrahimi.

    Pritet që përçarja e BDI-së dhe dalja e Grupit të Zjarrit si parti e pavarur, bashkë me përçarjet brenda ASh-së, të krijojnë probleme serioze për numrat e qeverisë aktuale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Temperaturat e larta, ndikim negativ ndaj shëndetit mendor

    Lajmi i rradhës

    Engel i ashpër ndaj Washingtonit: E frikësoni Kosovën, ndërkaq e qetësoni autokratin Vuçiq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë