Temperaturat e larta, ndikim negativ ndaj shëndetit mendor

    Temperaturat e larta përkeqësojnë shëndetin mendor të qytetarëve. Më së rëndi këtë periudhë e përjetojnë të sëmurët mendor e ndërsa pamundësia ekonomike për të bërë pushime në këto ditë të nxehta, sipas mjekëve sjell dhe rëndesë më të madhe psikologjike. Sipas psikiatrit Kadri Haxhihamza neurozat janë sëmundjet më të shpeshta që i nxehti përvëlues i nxjerr në pah.

    “ Nxehtësia e diellit, rrezet ultra violet dhe infra të kuqe ato ndikojnë mbi trurin. Së pari e godasin kokën, nëse koka nuk është mirë e mbrojtur mund të paraqiten c ‘rregullime të ndryshme por dhe këto që I përmendëm, d.m.th. të përkeqësohen idetë paranoide. Se cila gjendje më tepër potencohet gjatë kësaj periudhë të nxehtë unë iu tregoj për neurozat, neurozat janë një grup I sëmundjeve…më thjeshtë ato mundemi t’I definojmë si sëmundje në bazë nervore. P.sh. Ndjehet njeriut se gjatë kësaj kohe të nxehtë, të thatë thotë s’mundem të marr frymë, kam probleme me mushkëritë, me frymëmarrjen, zemra nuk më punon mirë. Por nëse I bëni testet, do shihni se me atë njeri nuk ka asnjë sëmundje, por krejt është në kokë – psiqike”, tha Kadri Haxhihamza, Klinika Psikiatrike – Shkup.

    Vendi do mbetet nën valën e të nxehtit përvëlues deri në fund të kësaj jave. Meteorologët presin që nga java e ardhshme të ketë një rënie të lehtë e cila nuk do zgjas shumë.

    “Nesër do jetë përsëri shumë nxehtë, në Veri nuk do ketë erë, dhe kështu në Shkup do kemi temperature për 1-2 gradë më të larta se sot. Nesër temperaturat do jenë në interval prej 34-41 gradë celcius. Republika do vazhdojë të jetë në fazën portokalli nën masën e temperaturave të larta dhe do zgjasin dhe ditëve në vazhdim. Të enjten edhe pse do kemi reshje të pakta në zonat malore përsëri temperaturat do jenë deri në 42 gradë celsius. Deri në fund të javës do mbizotërojnë temperaturat deri në 42 gradë ndërsa të dielën do kemi një freskim të vogël, një ulje të paktë të temperaturave të cilin do ta ndjejmë të hënën”, u shpreh Boris Sekirarski, Enti për Punë Hidrometeorologjike.

    Për shkak të temperaturave të larta Qeveria rekomandon lirimin nga puna të grave shtatzëna dhe të moshuarve mbi 60 vjec. Nëpër çerdhe të mos praktikohen aktivitete fizike në ambiente të jashtme, orari I punës në ekspozim të drejtpërdrejte në diell gjatë periudhës nga ora 11.00 – 17.00 të evitohet, ndërkaq mjekët rekomandojnë konsumim sa më të madh të lëngjeve dhe ushqimeve të freskëta si dhe veshmbathje adekuate për temperature të larta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bruce Lee dhe miti që jehon edhe 50 vjet pas vdekjes së tij

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e Kovaçevskit në rrezik?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë