“Qeveria e paaftës nuk ndërmerr asgjë për të parandaluar rritjen e çmimeve”

    VMRO-DPMNE përmes një komunikate shprehet se çmimet e reja të derivateve të naftës janë për shkak të paaftësisë së qeverisë e cila para 4 muajve ka ditur për agresionin rus.

    “Qeveria e paaftës nuk ndërmerr asgjë për të parandaluar rritjen e çmimeve”, thonë nga kjo parti duke kërkuar që shteti duhet të përgjysmojë akcizën për derivatet e naftës.

    Sipas tyre, me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, rrezikohet standardi i qytetarëve të cilët po ashtu kanë rritje edhe te prodhimet.

    “Rritja e çmimit te dizelli për 10 denarë dhe te benzina për 5.5 denarë për litër do të rrisin edhe çmimin e transportit, shërbimeve dhe mallrave. Kjo rritje e re do të nxis edhe largime nga puna dhe mbylljen e biznesve të mesme”, shprehen nga kjo parti.

    Ata akuzojnë LSDM-në se në vend që të mbrojë qytetarët nga çmimet e reja, bëri kaos gjatë këtyre ditëve në pompat e benzinës.

    “VMRO-DPMNE përmes grupi parlamentar në Kuvend propozoi ulje prej 50% të akcizës për derivatet e naftës. Ky propozim u hodh poshtë nga LSDM dhe BDI. Menjëherë duhet të pranohet ky propozim dhe të parandalohet rritja e çmimeve”, thonë nga kjo parti.

    Lajmi Paraprak

    Rusia thotë se refuzimi i naftës do të çonte në “pasoja katastrofike”

    Lajmi i rradhës

    Azeski: Po hyjmë në pasiguri të cilat janë katastrofë për bizneset

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë