Qeveria e RMV-së miratoi Strategjinë nacionale për punësim

    Fotografia: Nistori

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 117-të miratoi Strategjinë nacionale për punësim 2021-2027 me Plan aksional të përfshirë.

    “Në përputhje me trendet të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe në tregut të punës, zbatimi i Strategjisë është paraparë në dy faza, prej të cilave faza e parë është e përqendruar kryesisht në zbutjen e efekteve negative nga Covid-19 në punësim dhe vendosje të reformave të nevojshme për fillim të fazës së dytë (nga 2021 deri 2027) të politikave, e cila është progresive dhe synon përafrimin me Strategjinë e Punësimit të Bashkimit Evropian”, thonë nga Qeveria.

    Nga Qeveria shtojnë se projektimet për punësim, shkalla e pjesëmarrjes të të punësuarve në popullatën e përgjithshme deri në vitin 2027 do të rritet në 60%, ndërsa niveli i papunësisë do të bie në 11% për popullsinë në moshe pune.

    Strategjia Nacionale e Punësimit shoqërohet edhe Garancinë për të rinjtë, plani i të cilit riformulohet në vitin 2022 duke marrë parasysh progresin e arritur, ndikimin e pandemisë në punësimin e të rinjve.

    Lajmi Paraprak

    Ideologjia e djathtë dhe konflikti në PD

    Lajmi i rradhës

    Ngrihen dyshime rreth dorëheqjes së Zaevit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë