ME SHQIPTARË NË PUSHTET! VMRO “kopjon” recetën e LSDM-së

    Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017 pati një koalicion parazgjedhor të LSDM-së dhe BDI-së që solli rezultate të mira për ta, ndërsa VMRO-DPMNE u mund përsëri. Përvoja ka treguar se në vitin 2018, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, fitoi kandidati konsensual i LSDM-së dhe BDI-së, andaj nga mësimet e kaluara është edhe ky ndryshim i strategjisë së VMRO-DPMNE-së.

    Edhe VMRO-DPMNE pritet të ndjek hapat e LSDM-së në ciklet e fundit zgjedhore, për përfshirje të shqiptarëve në listat për deputetë. Lideri i tyre i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski njoftoi se në listat e radhës për deputetë do të ketë kandidatë shqiptarë. Ai thotë se është në kontakt me shqiptarët dhe kandidatët e mundshëm nga bashkësitë e tjera etnike dhe përsëriti se VMRO synon të fitojë të paktën 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme dhe opozita shqiptare do të ketë prioritet për partneritet.

    Qëllimi i opozitës maqedonase është që në këtë mënyrë, ashtu si LSDM-ja, t’i afrohet shumicës të njohur si Badinter, thonë njohësit e proceseve politike. Analisti politik Arben Llalla thotë se kjo parti e mësoi leksionin nga zgjedhjet e vitit 2016 kur edhe pse fitoi, nuk arriti të formon qeverinë. Ai thotë se Mickoski dëshiron që shqiptarët t’i bëj kurban për të ardhur në pushtet.

    “Kuptohet që individë shqiptar për interesa personale mundi t’i bashkëngjiten dëshirës së Mickoskit, por unë përsëri do t’ju bëj thirrje shqiptarëve të votojnë partitë e tyre. Ke shumë parti dhe pak votues shqiptar. VMRO ende nuk është reformuar, është parti ekstremiste nacionaliste. Shikoni që kur erdhi LSDM nuk kemi rrahje të shqiptarëve nëpër autobusë, nuk kemi grupet e vojvodave të çirren e të rrahin shqiptarët në shtëpitë e tyre, nuk kemi rrahje midis tifozëve etnik pra maqedonasve me shqiptarët”, ka deklaruar Llalla.

    Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017 pati një koalicion parazgjedhor të LSDM-së dhe BDI-së që solli rezultate të mira për ta, ndërsa VMRO-DPMNE u mund përsëri. Përvoja ka treguar se në vitin 2018, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, fitoi kandidati konsensual i LSDM-së dhe BDI-së, andaj nga mësimet e kaluara është edhe ky ndryshim i strategjisë së VMRO-DPMNE-së. Por, sipas analistit politik Petar Arsovski, nëse merret parasysh narrativa politike e VMRO-DPMNE-së, kjo parti do ta ketë shumë më të vështirë të bëjë ofertë shqiptare sesa LSDM-ja.

    “Është sepse prej kohësh kanë një qëndrim më patriotik dhe nacionalist. Por pyetja e vërtetë është nëse oferta e listave të VMRO-DPMNE-së do të përfshijë kandidatë shqiptarë të VMRO-DPMNE-së apo do të jenë kandidatë nga partitë shqiptare me të cilat VMRO-DPMNE do të ishte në koalicion. E dyta do të ishte një ofertë më autentike për votuesit shqiptarë, por për momentin nuk e dimë se cila është strategjia”, thotë Arsovski.

    Ditë më parë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski tha se Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që më 18 qershor të mbajë protestë gjithëpopullore. “Heshtja nuk është një opsion, me 18 qershor do të kemi protestë për ndryshim dhe për një jetë më të mirë. Arsyeja kryesore e vendimit është mungesa e gatishmërisë së kryeministrit për një dialog normal politik me opozitën”, tha Mucunski. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjyqtari më simpatik i futbollit anglez do të pensionohet – Mike Dean flet për të gjitha, nga ‘festa’ te goli i Tottenham te momenti i Agueros që i solli titullin Cityt

    Lajmi i rradhës

    Qeveria ende nuk ka marrë vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë