Qeveria lëvdohet me rritjen e pagave në gjyqësor, Sindikata thotë se ato paguhen që në janar

    Qeveria lëvdohet me rritjen e pagave në gjyqësor. Për rritjen tashmë të dakorduar vitin e kaluar, Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi katër ligje në fushën e gjyqësorit.

    Por këto paga të rritura punonjësit i marrin si shtesë muaj me radhë.

    “Në kuadër të harmonizimit të Ligjit për shërbim gjyqësor me Ligjin për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pagat e punëtorëve në shërbimin gjyqësor rriten për 15 %”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Por këtu nuk bëhet fjalë për mjete të reja. Situata është e njëjtë edhe me prokurorët publik. Këtë rritje e kishte bërë të ditur ish-ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, një vit më parë. Realizimi filloi nga 1 janari i këtij viti.

    “Nuk bëhet fjalë për harmonizim të pagave, nuk bëhet fjalë për rritje, sepse janë paguar tashmë pesë muaj, kështu që SPOGJ tashmë punon dhe atë që e kërkojmë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik po e kërkojmë edhe për këta punonjës. Do të thotë që kërkesën tonë prej 2806 denarë duhet ta pranojnë edhe këta punëtorë, shërbimi gjyqësor, shërbimi i prokurorisë, gjykatësit dhe prokurorët”, u shpreh Tërpe Deanoski, kryetar i SPOGJ-it.

    Ministria e drejtësisë konfirmon për Alsat se vendimi për rritjen e pagave për 15% është në fakt vetëm zëvendësim formal i shtesave aktuale të pagave.

    “Me ndryshimet ligjore, pagat gradualisht do të harmonizohen me Ligjin për pagën minimale”, thonë nga Ministria e drejtësisë.

    Sindikata e administratës si dhe Lidhja e sindikatave nuk ndryshojnë qëndrim. Grevë të përgjithshme do të ketë nëse nuk ka rritje të pagave prej 2806 denarë.

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, gjatë fundjavës pritet përkeqësimi i motit

    Lajmi i rradhës

    RASTI “TALAT XHAFERI” | Kovaçevski nuk mban përgjegjësi: Nuk jam zëdhënës i tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë