Qeveria miraton “Informacion për krijim të Strategjisë nacionale zhvillimore 2022-2042”

    Fotografia: Nistori

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 22-të me radhë, në kuadër të së cilës është miratuar “Informacioni për krijim të Strategjisë nacionale zhvillimore 2022-2042” dhe “Korniza metodologjike e Strategjisë nacionale zhvillimore 2022-2042”, qëndron në njoftim.

    Strategjia nacionale zhvillimore 2022-2042 ka për qëllim të sigurojë vizion afatgjatë dhe udhëzues për zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe ekologjik. Do të krijohet nëpërmjet procesit gjithëpërfshirës, në të cilin do të jenë të gjitha palët e konsultuara, përfshirë këtu edhe qytetarët, me qëllim të përpilimit të dokumentit përfundimtar që vizioni dhe e ardhmja e Maqedonisë së Veriut të jetë konsesuale dhe mbipartiake, dhe me përfshirje të të gjithë gjeneratave, etnive, gjinive dhe të përfshirë të gjitha kategoritë sociale, sqarojnë nga Qeveria.

    “Prioritet do të jetë që të hapen mundësi, por edhe të krijohen kapacitetet dhe rezistenca të shoqërisë për përballje me rritjen e pasigurisë dhe rreziqeve në botë, si dhe për përballje me trendet botërore siç janë ndryshimet klimatike dhe transformimi digjital”. qëndron mes të tjerash në njoftimin e Qeverisë.

    Me këtë strategji obligohen zëvendëskryeministrat e Qeverisë dhe ministri i Financave që të koordinojnë procesin për përgatitje të Strategjisë në fjalë në kuadër të fazës së dytë të projektit dhe në çdo gjashtë muaj, sipas nevojës edhe më shpesh, të njoftojë Qeverinë për përaprimin e projektit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “EDHE SA GRA TË VRARA?”

    Lajmi i rradhës

    Edhe ky 8 mars i gjeti 1.200 gra rome pa gjinekolog

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë