Qeveria: Opozitës i intereson vetëm pushteti

    Deklarata e liderit të opozitës Hristijan Mickoski se tërhiqet nga bisedimet me Qeverinë mbi ndryshimet kushtetuese dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dëshmon se Mickoski dëshiron vetëm pushtet dhe asgjë tjetër. Sipas tij, Qeveria dhe partnerët e koalicionit mbesin të gatishmëri për t’ia plotësuar kushtet opozitës, përfshi edhe hapat e ndërmarrë nga Bundestagu gjerman dhe garancitë nga Brukseli se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria. Osmani tha se shumica do të vazhdon negociatat me deputetët e VMRO-DPMNE-së.

    “Nga kjo përgjigje e djeshme unë mund t’ju them vetëm faleminderit sepse në mënyrën më të mirë konfirmuan qëndrimet tona se ata nuk e kanë te kushtet, ata nuk e kanë te parakushtet, ata nuk e kanë te e ardhmja Evropiane e vendit, po ata e kanë vetëm një temë: interesin e tyre për pushtet, zgjedhjet e parakohshme, pozitat e tyre në Qeveri. Natyrisht se rruga tjetër e bisedës me deputetët një nga një sigurisht që vazhdon”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

    Mickoski njoftoi ngrirjen e bisedimeve me Qeverinë dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Lideri i VMRO-DPMNE-së, mbetet në qëndrimin se largohet nga politika nëse vetëm një deputet i tij mbështet ndryshimet kushtetuese. VMRO-DPMNE-ja sot akuzoi LSDM-në për mos pranimin e asnjë kërkese të tyre.

    “LSDM nuk pranoi asnjë nga propozimet për t’i mbrojtur interesat maqedonase si: 1: Fuqi suspenzive të ndryshimeve kushtetuese deri në anëtarësimin e Maqedonisë në BE. 2: Kërkesën e garancive për identitetin, gjuhën dhe historinë nga institucionet Evropiane dhe 3: kërkesë që Bullgaria t’i zbaton aktvendimet e Gjykatës Evropiane për të drejte te njeriut dhe 4: të kërkohet paketë financiare si ndihmë për shtetin”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

    Betonimi i qëndrimeve të opozitës vjen pak ditë pasi kryeministri Kovaçevski paralajmëroi dërgimin në Kuvend të draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Pavarësisht se në mungesë të numrave, Qeveria pretendon se procesi i ndryshimeve duhet të fillon. Skenarin se VMRO-DPMNE-së mund t’i shkëputen deputet dhe t’i mbështesin ndryshimet ditë më parë e paralajmëroi edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Punonjësit e Gjykatës Administrative kallëzojnë penalisht kreun e këtij institucioni, Burim Sejdini

    Lajmi i rradhës

    Sallatë për mëngjes – Tre mënyra të shëndetshme për të nisur ditën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë