Qeveria: universiteti i Strugës në pronësi të Merkos, nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Mjekësore

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë disa vendime me të cilin konstaton se Universiteti ndërkombëtar në Strugë nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Është anuluar vendimi i kryesisë së paraprake të qeverisë, ndërsa informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të qeverisë së re.

    Më 17 qershor, Bordi i Akreditimit, i cili paraprakisht me 12 vota “për” miratoi hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, në pronësi të familjes së kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, vendosi që ta heqë akreditimin për themelimin e një institucion i tillë arsimor.

    “Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria e mëparshme kishte sjellur vendim me të cilën kishte dhënë miratimin që i njejti të realizohet. Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas revidimit të aktiviteteve te realizuara gjatë procedurës së deritanishme”, thuhet në njoftimin e MASh-it.

    Nga MASh-i shtojnë se duke pasur parasysh se bëhet fjalë për profesion të rregulluar konform Direktivës së Komisionit Evropian 2005/36 dhe 2013/55, janë të nevojshme analiza thelbësore dhe të hollësishme përpara qasjes për dhënien e Miratimit për kryerjen e veprimtarive të arsimit të lartë për arsimimin e këtij lloj kuadri. “Në rastin konkret, nuk janë bërë analiza për nevojat e kuadrit të tillë si dhe për kushtet për arsimimin dhe trajnimin e tyre, as nuk janë kryer konsultime me shoqatat relevante dhe autoritetet kompetente me atë rast”, thonë nga MASH.

    Me këtë vendim u anuluan të gjitha veprimet e tjera ligjore në lidhje me fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të institucionit privat të arsimit të lartë.

    Në seancën e 9 prillit, qeveria e kaluar dha pëlqimin për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, i cili u botua në gazetën zyrtare më 15 prill gjatë fushatës parazgjedhore me nënshkrimin e kryeministrit Teknik Talat Xhaferi. Bordi i Akreditimit formoi Komisionin, i cili njëherë e ktheu projektin për rishikim, por herën tjetër dha dritën jeshile. Pastaj Bordi nxori vendim për akreditim për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës kostatoi se janë plotësuar kushtet për fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe Bordi i Akreditimit dhanë mendim pozitiv.

    Në Maqedoni ekzistojnë disa fakultete të mjekësisë, duke përfshirë Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Shtip dhe Tetovë. Këto fakultete ofrojnë arsim në fusha të tilla si mjekësia e përgjithshme, infermierët/teknikët profesionistë, teknologët radiologjikë, terapia e të folurit dhe gjuhës dhe terapistë fizike. Vitin e kaluar, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë International University “Vision” në Gostivar mori leje për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

    Lajmi Paraprak

    Idrizova ‘horror’ për të burgosurit – vuajnë në kushte dhe rrethana jonjerëzore

    Lajmi i rradhës

    Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë