Zaev: Me Shqipërinë do të nënshkruajmë marrëveshje për kontroll të përbashkët kufitar

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka paralajmëruar marrëveshje me Shqipërinë për kontroll të përbashkët të kufijve, gjegjësisht të ketë vetëm një pikë kontrolli.

    Zaev tha se marrëveshja do të nënshkruhet në Tiranë, ndërsa më pas të njëjtën do ta bëjnë edhe me Kosovën.

    Në një intervistë për “Euronews Albania”, Zaev tha se “sa më shumë të përparohet, aq më shumë do t’i dojë Evropa”.

    “Më e pakta që duhet të bëjmë është të bashkohemi në fushën e veprimit të përbashkët, duke pastruar kufijtë për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, tregtisë me kapital, informacioneve. Ne vërtet kemi diçka për t’i ofruar Evropës, por edhe për të marrë prej saj. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë me kryeministrin e Shqipërisë, me presidentin e Serbisë, mbi mundësitë për atë që disa e quajnë “Mini Schengen”, dhe disa e quajnë bashkëpunim të rritur rajonal. Kjo është në përputhje me procesin tonë të integrimit në BE, sepse i tërë rajoni po forcohet ekonomikisht dhe kjo do ta bëjë më të lehtë për ne që të integrohemi në BE”, tha Zaev në intervistë.

    Duke thënë se të gjitha vendet e rajonit janë pjesë e CEFTA-s, Zaev tha se jo vetëm që duhet ta avancojnë atë që është e përbashkët, por duhet t’i tregojnë Evropës se shtetet e rajonit munden edhe më shumë.

    “Ne po humbasim vite, dekada dhe kjo është arsyeja pse unë them se është e mundur të gjesh zgjidhje për shumë çështje në rajon përmes dialogut. Po, duhet ta respektojmë të kaluarën, por kjo duhet të jetë bazë për të tashmen dhe të ardhmen”, tha Zaev.

    Ndryshe, Maqedonia e Veriut me Serbinë ka nënshkruar marrëveshje për kontroll të përbashkët kufitar (One Stop Shop)./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria vendos që prej 1 tetorit e diela të jetë ditë jo pune në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Shabani: Shpresojmë që nga shtatori nxënësit të kthehen me prezencë fizike në bankat shkollore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë