Në TV21, Besa Kadriu tha se nuk është dakord me atë që shqiptarët morën në Qeverinë aktuale VMRO-VLEN-ZNAM, që siç tha, morën pak dhe u shtyp dhe u devijua ajo për të cilën kanë brohoritur me vite me radhë. Kadriu tha se, në këtë qeveri jo vetëm që nuk kanë ecur para, por sipas saj, ka regres, që siç thotë, nuk duhet mohuar arritjet që i kanë bërë subjektet para tyre.
-Nuk ishit dakord me ato që morën shqiptarët në këtë Qeveri? Morën pak?
“Asnjëherë. Morën pak dhe unë kam përshtypjen që u shtyp qëndrimi për të dhënë një kahje tjetër devijimi të asaj çështje për të cilën ne kemi brohoritur vite me radhe. Ndryshim, tërheqje nga pjesa e pushtetit të asaj që sot e kemi opozitë sepse konsideruam që ka shkelje madhore në korrupsion, devijim qëndrimesh të cilat ishin shumë jetike për shqiptarët dhe përfaqësimin adekuat edhe pse tash, lëre që ne nuk arritëm të shkojmë një hap para por unë po shoh tani regres, se edhe të arriturat që i kanë bërë subjektet para nesh, nuk duhet t’i mohojmë. Nuk nuk mund të themi unë jam në kundërshtim me ideologjinë e BDI-së por këtë gjë duhet t’ia mohoj se nuk e ka bërë, vetëm pse unë dëshiroj të përfitoj politikisht”, theksoi Kadriu.
A ka “padron” Lëvizja Besa? Kadriu: disa funksionarë nuk kanë as profesion të tyre
“Partitë politike nuk duhet të jenë prona të padronëve”, kështu tha Besa Kadriu, por e pyetur se “A ka “padron” Lëvizja Besa?”, ajo nuk dha një përgjigje direkte, por tha se, njerëz të caktuar e kanë konsideruar që një parti e caktuar është e tija. Kadriu tutje tha se, disa funksionarë nuk kanë as profesion të tyre, por partitë për të arritur qëllime, i vendosin në funksione të caktuara.
“Njerëz të caktuar duke ndërhyrë nga struktura që kanë ndikim të jashtëzakonshëm, e kanë konsideruar veten që kjo është parti e imja, ndoshta jo me fjalë por me veprime të theksuara që i kanë bërë. Unë bëjë politikën, unë caktoj njerëzit, unë vendos funksionarët që do të jenë. Në momente të tilla, sigurisht që ne nuk duhet të biem pre e ndikimit të këtyre rrethanave, për t’iu dhënë hapësirë atyre njerëzve që për mendimin tim, nuk kanë edhe profesion të tyre. Asnjëherë nuk kanë ushtruar një punë në institucionet e shtetit dhe për t’i arritur këto qëllime, shpesh here partitë politike i vendosin ata në funksione që nuk është për tu arsyetuar”, tha Kadriu. /Nistori/