Sela: Nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që flitet për deponimin e dorëheqjes time

    Aleanca për Shqiptarët sot mban kuvendin e partisë ku diskutohen raporti për zgjedhjet lokale, data e kongresit dhe formimi i komisionit për organizimin e kongresit. Kryetari i partisë Ziadin Sela tha se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që flitet për deponimin e dorëheqjes së tij. Ai shtoi se para kongresit të partisë, i cili duhet të mbahet në pranverë, nuk dëshiron të lë partinë pa organe dhe të hyjë në lojëra të dorëheqjeve, të cilat do ti përshtateshin oponentëve politik.

    Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, me mandatarin e ri për Qeverinë e re dhe formimin e shumicës së re parlamentare, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe se KOvaçevski, BDI dhe AAA nuk kanë legjitimitet për të qenë në pushtet.

    Sela shtoi se shumica e re parlamentare do të jetë improvizim, pasi është e zhveshur nga legjitimiteti dhe nuk mund të shpresohet që të kemi Qeveri e cila do të garantojë stabilitet politik. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    Ndëshkimi fizik nuk ndihmon rritjen dhe edukimin e fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Mijallkovi kërkon ndihmë nga Izraeli: Të gjykohem me drejtësi, pa trillime dhe gënjeshtra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë