Qeveritarëve u pengojnë gazetarët dhe shkojnë në ngjarje me ekipet e veta!

    Shpesh ndodh që mediat aspak të mos njoftohen për ndonjë ngjarje në të cilin do të marrë pjesë ndonjë ministër, apo edhe kryeministri. Por kjo nuk do të thotë që vizita e tyre në ndonjë vend të mos mbulohet nga kameramanët dhe gazetarët e portaleve të caktuara, ose nga sektori i marrëdhënieve me publikun brenda kabinetit të ndonjë zyrtari.

    Më pas këto materiale shpërndahen deri te mediat. Dy ngjarje të këtilla kanë ndodhur edhe në dy ditët e fundit. Sot kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi kanë qenë në një ngjarje në periferi të Shkupit, por mediat nuk u njoftuan për këtë. Këtë e morëm vesh vetëm pasi kabinetet dhe disa portale shpërndanë fotografi dhe pamje nga ngjarje. Kjo na e heq të drejtën si media për të parashtruar pyetje, siç na ndodhi sot, kur përgjigje nuk merrnim dot as nga zyra për media e Qeverisë, në lidhje me kryeministrin.

    E njëjta gjë ndodhi edhe dje kur Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ishte në një fshat për të parë punët në një shkollë fillore, por kjo shkuarje nuk ishte paralajmëruar për mediat. U mor vesh vetëm kur në e-mail erdhën pamje nga ngjarja.

    Të tilla ndodhi ka shpesh. Kohë më parë TV21 pat shkruar për vizitën e paparalajmëruar të Ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali në Komunën e Kërçovës. Nga ana tjetër, me veprime të njëjta edhe Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska. Ajo sot për t’u ikur pyetjeve të gazetarëve, në ngjarjen për ditën e zjarrfikësve shkoi për të festuar e vetme!

    Lajmi Paraprak

    Michel: S’ka datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për hapjen e negociatave

    Lajmi i rradhës

    Propaganda ruse për „skenarin ukrainas” në Maqedoni (2016 – 2017)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë