QMK: Sistemi NIKS mundëson shkëmbimin e informacionit, imazheve dhe videove në kohë reale

    Përmes sistemit NIKS, ne i marrim të gjitha të dhënat në kohë reale dhe pastaj i digjitalizojmë ato. Sistemi NIKS shërben për shfaqjen hapësinore të të dhënave në kohë reale, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angelov në konferencën për shtyp në të cilën u promovua sistemi NIKS.

    “Ne kemi paraqitje vizuale, kemi hartën e Maqedonisë para nesh, duke klikuar mund të futemi në çdo zjarr, për të parë se cili është statusi i tij, nëse është shuar, nëse është aktiv, nëse është nën kontroll. Nëse është aktive të shihet sa forca janë në terren, sa pjesëtarë të shërbimeve zjarrfikëse, nga të huaj, vendor, sa pjesëtarë të policisë dhe Armatës janë të angazhuar, sa tanke, sa automjete, ne kemi të gjitha informacionet në dispozicion. Ky sistem është në fazën e zhvillimit, por tani kam kërkuar që përshpejtimi i tij të përfundojë dhe të vihet në përdorim në shërbim të shuarjes së zjarrit”, shpjegoi Angellov.

    Dr. Urim Vejseli, njëri nga autorët e sistemit në konferencën për shtyp tha se projekti filloi në vitin 2016 dhe është pjesë e programit të NATO -s “Shkenca për paqe dhe siguri”. Ata marrin pjesë në projekt së bashku me kolegët e tyre nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, ndërsa janë të përfshirë edhe SHBA-ja, përkatësisht Universiteti MIT dhe laboratori Linkoln.

    Deri më tani, siç informoi ai, janë trajnuar 1.100 pjesëmarrës nga të gjitha institucionet që janë pjesë e sistemit të menaxhimit të krizave në nivel kombëtar dhe lokal, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në disa stërvitje. Si pjesë e projektit, është planifikuar të përfundojë trajnimin për trajnerët nga të gjitha institucionet, si dhe administratorët të cilët do të jenë në gjendje të administrojnë rrjetin brenda institucioneve të tyre.

    “Sistemi mundëson shkëmbimin e informacionit në kohë reale, jo vetëm informacion, por edhe imazhe dhe video. Serveri aktualisht është duke u krijuar për të mbështetur projektimin e videove në kohë reale, në mënyrë që të shihni saktësisht se çfarë po ndodh në terren. Për sa i përket koordinimit, sistemi lejon që në hartën e përbashkët të shihen saktësisht të gjitha institucionet ku ndodhen dhe mbikëqyrësit e tyre të koordinojnë. Me një klikim ai mund të marrë mesazh SMS në cilin drejtim duhet të lëvizë dhe cila është detyra e tij e mëtutjeshme. Të gjitha këto gjëra janë duke u regjistruar, ka një sistem gjurmimi, ju mund të shihni saktësisht se ku po lëviz, për të parë saktësisht se ku ishin në fushë në mënyrë që analiza të përcaktojë veprimet dhe si të përmirësohet në të ardhmen”, shpjegoi Vejseli.

    Ai paralajmëroi se në shtator do të mbahet për herë të parë stërvitje e NATO -s në të cilën do të marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare, në të cilat është planifikuar të testohet plotësisht sistemi NIKS në të gjitha nivelet (vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar) në mënyrë që të eliminohen të gjitha dobësitë dhe nga 1 tetori sistemi funksionon plotësisht në mënyrë digjitale, duke përdorur NIKS-in si një mjet./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët edhe tani mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    Bregoviç dhe filozofia e shqiptarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë