Quçukov: Afati për tërheqjen e vetos është shumë i shkurt

    Bullgaria është nën presion të madh ndërkombëtar për të tërhequr veton për Maqedoninë e Veriut, deklaroi për BNT, ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Lubomir Quçukov. Ai, konsideron se afati i tërheqjes së vetos për fillimin e negociatave të Shkupit me BE-në është shumë i shkurtër.

    “Në kushtet e tanishme, kur në Bullgari janë negociatat për krijimin e Qeverisë, nuk ka mënyrë për të sjell vendimin para Samitit të BE-së”, thotë Quçukov.

    Ish diplomati i Lartë bullgar konsideron se është e rëndësishme të shihet qëndrimi i zyrtar i liderëve të “Ndryshimi vazhdon” Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, për “qasje të re” në negociatat me Republikat e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, është pozitive fakti që është shpreh gatishmëri për dialog nga ana e Bullgarisë, sepse dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje.

    Duke komentuar pozitën e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, ai thotë se Bullgaria e ka humbur të gjithë përparësinë e saj si anëtare e BE-së, sepse asnjë vend i BE-së nuk e ka përkrahur Sofjen. Quçukov thotë se Bullgaria në gjashtë vitet e fundit e ka theksuar qasjen e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa muajit mars të këtij viti, presidenti Rumen Radev e vendosi në fokus mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Dimitrievski: Ende jam anëtar i LSDM-së

    Lajmi i rradhës

    Rikthehen sfidat e “Top 5” të ligave europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë