QYTETARËT AKTIV TË JENË PJESË E LISTAVE PËR KËSHILLTAR KOMUNAL!

    Fotografia është ilustrim dhe nuk ka të bëjë me fletë votimin e zgjedhjeve lokale 2021 në RMV

    Gazetar | Omer Xhaferi

    Katër muaj para zgjedhjeve lokale partitë politike i kanë afruar qëndrimet e tyre rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, rreth çështjes së listave të hapura për këshilltar. Burime të Nistori-t, nga Ministria e Drejtësisë, flasin se deri më tani janë zhvilluar tre takime të grupi punues me përfaqësueset e partive politike dhe se ekziston optimizëm se mund të arrihet marrëveshje për këshillat komunal. Periudhës në vijim pritet të definohet se vallë kryetarët e komunave do të zgjidhen në rrethin e parë zgjedhor ose jo.

    Drejtori i Asociacioni për Iniciativa Demokratike, Lulzim Haziri, duke folur për përparësitë e listave të hapura për këshilltar komunal, thotë se vite të tëra këshillat komunal janë bërë makineri votuese shkaku i qëndrimeve paraprake partiake.

    “Nëpër komuna nevojat e qytetarëve janë shumë të lidhura me këshillat komunale, janë jetike dhe puna e tyre ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Duke qenë se sistemi i tashëm zgjedhor ka krijuar këshilla komunal që janë tepër pasiv, ato nuk debatojnë për probleme jetësore, për probleme të përditshme, por vendimet sillen me veprime të parapërgatitura në kuzhinat partiake. Besoj se një sistem tjetër zgjedhor do të zhvillonte debatin dhe demokracinë lokale, shprehet Haziri.

    Rol vendimtar sipas tij në zhvillimin e demokracisë dhe debatit lokal ka edhe profili i këshilltarëve. Ai vlerëson se edhe një berber mund të kandidohet për këshilltar komunal dhe të jetë i dobishëm në aspekt të debatit në këshillat komunal.

    “Nuk do të kisha thënë se përbërja akademik ndikon në nivelin e demokracisë lokale. Në përbërjen e re të këshillave komunale do të kisha dashur të shohë më tepër qytetar aktiv, të cilët njihen në bashkësi, qytetar të cilët për një problem të vogël të tyre, për një llambë në shtyllën elektrike shkojnë dy-tre herë në njësitë e pushtetit lokal për të ndërruar e njëjta. Më tepër kërkojmë qytetar aktiv të cilët do të debatojnë dhe çdo vendim të jetë më gjithëpërfshirës. Vendim të mos sillen brenda për brenda zyrave, por për të njëjtat të zhvillohen debat më të gjëra me qytetarët”, thotë Haziri.

    Ndryshe, rrallë herë deri më tani ka ndodhur që këshillat komunal të krijojnë debat gjithëpërfshirës ku do të kyçen edhe qytetarët. Pjesa dërmuese e opinionit në vend për vendimet e këshillave komunale informohen pasi që ato të votohen. Zgjedhjet lokale në vend pritet të mbahen në tetor të këtij viti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Urdhri i Biden na motivon dhe inkurajon drejt rrugës së duhur, atë të demokracisë

    Lajmi i rradhës

    Na ishte një herë një biblotekë… që nuk është më!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë