Qytetarët ankohen për çmimet e larta të produkteve, thonë se nuk mund t’i blejnë

    Ditët e ngrohta të pranverës shumë qytetarë nuk po i shijojnë ashtu siç duan. Në kohën kur pemët dhe perimet janë të lakmueshme për tryezë, ata nuk mund të blejnë gjithçka që ju nevojitet. Çmimet e pemëve dhe perimeve vazhdojnë të mbeten të larta edhe më tej. Shitësit e pemëve dhe perimeve janë të pakënaqur nga kjo situatë,  pasi shpenzojnë shumë për t’i blerë të njëjtat ndërsa nuk kanë shitje të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e tyre.

    Të investuarit nga TV Shenja, thonin se këto çmime që janë tani nuk kanë qenë asnjëherë më parë, dhe se institucionet kompetente nuk bëjnë asgjë që t’iu vijë në ndihmë shitësve dhe blerësve.

     Shitës

    “Vallai çmimet janë shtrenjtë të pemëve. Ka interes, por shumë pak, vijnë marrin nga gjysmë kilogram, 300 gram, një kilogram rrallë që e blenë. Po ankohen si nuk ankohen, me një pension me një rrogë pfarë të bëje, të paguaj rrymë, ujë apo për të ngrërë apo për t’u veshur. Harxhimet i kemi 500 euro në muaj që paguajm ”

    Shitës

    “Unë që 3-4 vite këtu jam, specat janë pak më shtrenjtë, domatet janë njësojë. Interes kanë se çdokush duhet të hajë, unë e di vet unë ankohem se une duhet ta blej një kile dhe e di nëse mund ta blej ose jo, 120 denarë me të vërtet çmimi i lartë. Dredhëzat 80 denarë janë të larta, por ai është çmimi”

    Edhe qytetarët shpreheshin të pakënaqur nga çmimet e larta. Ata thonin se nuk mund të dalin çdo ditë të blejnë pemë dhe përime të freskëta, pasi duhet të mendojnë edhe për harxhimet tjera që duhet t’i mbulojnë gjatë ditëve në vijim.

    Qytetar

    “Janë shumë të larta por duhet patjetër të blejmë. Unë dal njëherë në javë dhe blejë pasi vijnë nipat për drekë dhe duhet të blejë”

     “Qytetarët gjithashtu thonin se me të ardhurat mujore që kanë nuk mund të blejnë sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve. Ndërsa, shitësit ankoheshin se për shkak çmimeve të larta nuk kanë profit të mjaftueshëm”.

    Lajmi Paraprak

    Në Ukrainë nuk shkatërrohen “fashistët global”, por vritet popullata civile dhe fëmijë

    Lajmi i rradhës

    RIBALANCI | Hajredini: Është demagogji njoftimi i Qeverisë se do të ndihmojë qytetarët e prekur nga krizat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë