Qytetarët ankohen për keqpërdorimin e parave të tyre nga autoritetet lokale për qëllime partiake

    Partitë politike injoruan Komisionin për Anti korrupsion, duke mos marrë pjesë në debatin e organizuar për integritetin e partive në zgjedhjet lokale. Anëtarët e komisionit për anti korrupsion, vlerësojnë se sjellja e këtillë e partive dëshmon jo seriozitetin dhe mos shqetësimin e partive për integritetin e procesit zgjedhor.
    “Dua vetëm të konstatoj se, mos pjesëmarrja dhe sjellja ndaj kësaj debate, si i atyre që duhet ta zbatojnë procesin zgjedhor, ose siç është titulli ‘Integriteti i procesit zgjedhor dhe integriteti i pjesëmarrësve në zgjedhe’, dëshmon se as mendojnë partitë politike, për fat të keq edhe KSHZ”, tha Goran Trpenovski, Anëtar i KPKK.

    Gjatë debatit, përfaqësuesit e anti korrupsionit vlerësuan se partitë politike vazhdojnë të keqpërdorin fushatën për promovimin e projekteve të cilat nuk i kanë realizuar. Anëtarja Katica Nikollovska thotë se kanë marrë denoncime për komuna që keqpërdorin paratë e qytetarëve për të siguruar lëndë djegëse për automjete private për fushatën parazgjedhore.

    Disa nga kryetarët e Komunave përdorin mjete të komunës, respektivisht mjete nga Buxheti i komunës për furnizim me lëndë djegëse, e cila do të derdhet në automjete tjera private dhe ato janë në funksion për aktivitete zgjedhore, respektivisht partiake për fushatën e cila ka filluar para kohe – u shpreh Katica Nikollovska, Komisioni për Anti korrupsion.

    Veprimet e këtilla të politikanëve, sipas përfaqësuesve të Komisionit për anti korrupsion vendosin në pikëpyetje integritetin e partive dhe politikanëve. Kjo, sipas anti-korrupsionerëve ndikon që në çdo cikël zgjedhor të bie numri i votuesve, gjë që vendos në pikëpyetje edhe legjitimitetin e zgjedhjeve. Nga sektori joqeveritar thonë se korrupsioni vazhdon të jetë shqetësim kryesor i qytetarëve.

    A u është kërkuar ndonjëherë mito ose u është propozuar korrupsion, një herë u përgjigjën 60%, deri në 5 herë u përgjigjën 27%, deri në dhjetë herë u përgjigjën 7%, më shumë se 10 herë u përgjigjën 6%, ndërsa askush nuk u përgjigj se asnjëherë nuk i është kërkuar korrupsion, që do thotë shumë për kapacitetin dhe nivelin e vetëdijes shoqërore – tha Nellko Nellkovski –Shoqata qytetare “Teatar Boemi” – Shkup.

    Anketa e shoqatës Teatar Boemi gjithashtu tregon se 86% kanë deklaruar se shteti nuk ballafaqohet në mënyrë përkatëse me korrupsionin dhe vetëm 14% vlerësojnë se shteti mirë ballafaqohet me korrupsionin./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e medresesë në marsh | “Duam drejtësi dhe arsim të barabartë si të gjithë nxënësit tjerë”

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Tetovë, “ping-pong” lojë për kompetencat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë