Tragjedia në Tetovë, “ping-pong” lojë për kompetencat

    Foto: Emir H | Spitali i djegur modular në Tetovë 09.09.2021

    Kush është përgjegjës për sistemet e shuarjes së zjarrit në spitalet modulare, Ministria e Shëndetësisë apo autoritetet vendore? Edhe pse në dokumentin e Bankës Botërore dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për spitalet modulare kjo kompetencë i takon autoriteteve lokale, nga Komuna e Tetovës përgjegjësinë ia kalojnë Ministrisë së Shëndetësisë. Alsat pyeti Ministrinë për çfarë saktësisht janë ata përgjegjës? Por, nuk morëm përgjigje për këtë deri në këto lajme.

    Ndërsa, sa i përket dokumentacionit, prokuroria tashmë ka marrë në pyetje zyrtarët që kanë punuar në projektin për spitalet modulare dhe kanë kryer prokurimin publik. Është kërkuar që Fakulteti Teknologjik të kryejë ekspertizë ndërtimi për spitalin e djegur.

    Veprimet që do të ndërmerreshin më tej do të ishin rezultat i nevojave të përcaktuara dhe të dhëna të reja. Prokuroria po mbledh gjithashtu raportet dhe dokumentacionin që u kërkuan, të cilat do të pasohen nga shqyrtimi dhe analiza dhe do të merret një vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, thonë nga Prokuroria.

    Ndërkohë, kryeministri Zaev nuk heq dorë nga qëndrimi rreth dorëheqjeve. Vendimi do të merret pas hetimit. Sipas tij, nuk beson se janë keqpërdorur mjete nga Banka Botërore për ndërtim eventual jo-cilësorë të spitaleve modulare.

     Edhe zbatimi i projektit është realizuar ashtu, por për detajet, unë do të kisha qëndrimin tim si kryetar i Qeverisë nën kompetencën e së cilës është Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

    Sipas VMRO DPMNE-së, për lëshimet në spitalin modular në Tetovë fajtorë janë LSDM dhe BDI. Opozita kërkon përgjigje.

    Pse Zaev, Filipçe dhe Hasani lejuan ndërtimin e spitalit që nuk i plotëson standardet themelore? Nëse dhe pse nuk i kanë dëgjuar këshillat e ekspertëve të mos i vendosin panelet me shkumë që digjen shpejtë në spitalet modulare? Sa është dallimi në çmim mes paneleve me shkumë dhe paneleve që janë më rezistente ndaj zjarrit dhe vallë për para dikush ka lejuar të ndërtohet spitali që u shkrumbua për vetëm 3 minuta?”, tha Aleksandar Veljanovski, VMRO-DPMNE.

    Nga dorëheqjet e ofruara të ministrit Venko Filipçe, zëvendësit të tij Ilir Hasani dhe dy drejtorëve në spitalin klinik të Tetovës Florin Besimi dhe Artan Etemi, deri tani nuk ka asgjë. Spitali u dogj në mbrëmjen e 8 shtatorit dhe në te humbën jetën 14 pacientë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët ankohen për keqpërdorimin e parave të tyre nga autoritetet lokale për qëllime partiake

    Lajmi i rradhës

    Në Idrizovë fëmijët detyrohen të mësojnë në gjuhën maqedone

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë