Qytetarët ankohen se u mohohet e drejta e ndihmës sociale

    Fotografia: Nistori

    Janë të shumta rastet kur qytetarët ankohen se u mohohen të drejtat e ndihmës sociale.

    Të anketuar nga Alsat disa banorë të komunës së Sarajit shprehen të pakënaqur me shumën e ndihmës sociale që marrin pasi nuk u mbulon as kërkesat më elementare për jetë.

    Disa të tjerë ankohen edhe për bllokimin e llogarive të tyre bankare, disa për humbjen e të drejtës së shfrytëzimit të ndihmës për shkak të ndonjë ndihmë që kanë marrë nga të afërmit e tyre apo edhe me probleme tjera në kompletimin e dokumenteve.

    “Të gjitha dokumentet në rregull ama me gjashtë mijë denarë shumë e dobët është. Nuk e kam ditë, shkoj për çdo muaj ose në dy muaj lajmërohem në Ent, kjo është”, theksoi një qytetar.

    “Tashmë 20  vjet kam llogarinë e bllokuar, edhe sikur të kisha kryer vrasje nuk duhej të isha i bllokuar. A i keni i dorëzuar dokumentet për ndihmë sociale?. Po i kam dorëzuar, më refuzuan, nuk  më dhanë”, u shpreh një qytetar.

    “23 vjet jam shfrytëzues edhe nuk kam pas problem. Me të ardhurat jemi shumë dobët, deri tash kam marrë 7.800 denarë ndërsa tani marrë 10.800. Tani jam në shtëpi të re, paguaj rrymën dhe të tjerat, s’mundem ti arrijë. Shumë vështirë është edhe dy vajza i kam në shkollë, është rëndë ti përballoj unë”, tha një qytetar.

    Nga Qendra për punë sociale pranojnë se një numër i ankesave vijnë nga komuna e Sarajit por  në ditën e hapur për takime me punonjësit social,  banorët e Sarajit nuk shprehën interesim për të kuptuar thelbin e refuzimit të ndihmës së caktuar sociale.

    “Kërkesat më të mëdha që i kam pas apo hallet më së shumti që i kam dëgjuar i kam dëgjuar prej këtyre qytetarëve, konkretisht prej kësaj komune.. Me të vërtet nuk janë të informuar për të drejtat e tyre. Iniciativa ime si drejtor i Qendrës Sociale ishte që ti dëgjoj nga afër dhe për një kohë sa më të shkurtër ato kërkesa të cilat kanë bazë ligjore të zgjidhen dhe mos të presin qytetarët me muaj ose vite. Konkretisht sy më sy nuk pata ndonjë qytetar”, tha Izeir Memedi, drejtor i Qendrës për pune Sociale.

    Sipas Qendrës për Punë Sociale, vetëm në Shkup për momentin janë të regjistruar 55.149 shfrytëzues të ndihmës sociale duke përfshirë të gjitha kategoritë e caktuara. / Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fronti Opozitar zyrtarizohet me “Lidhja Europiane për Ndryshim”

    Lajmi i rradhës

    Peshkatarë të shumtë peshkojnë në Vardar, konsumimi i këtij peshku është i rrezikshëm!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë