“Qytetarët dëshirojnë integrimin e vendit në BE, kusht janë ndryshimet kushtetuese”

    Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, konfirmoi edhe njëherë se kreu i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Viktor Dimovski do të raportoj në mbledhjen e sotme të qeverisë lidhur me shtetësinë e Onishçenkos, megjithatë ishte i prerë se nuk do të ketë detaje nga ky raportim, shkaku se seanca është e mbyllur.

    “Do të ketë seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nga ajo seancë unë nuk do të mund t’ju informoj sepse është e karakterit të mbyllur”, tha Kovaçevski.

    Kryeministri deklaroi se qytetarët dëshirojnë të shohin vendin në Bashkimin Europian, ndërkohë që përkujtoi deputetët se janë të zgjedhur pikërisht me votat e qytetarëve, andaj duhet të tregohen burrë-shtetas dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

    “Deputetët në Kuvend duhet të kenë parasysh se i përfaqësojnë qytetarët, ndërsa qytetarët dëshirojnë të jetojnë në shtet anëtare të plotfuqishme të BE-së, ndërsa një nga vendit që duhet ta miratojmë deri në anëtarësimin e plotë të vendit janë ndryshimet Kushtetuese”, tha Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Ngjitja në pushtet e diktatorëve të shekullit XX: Fat apo aftësi individuale?

    Lajmi i rradhës

    Leje e posaçme për zonat e mbrojtura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë