Qytetarët e RMV-së 1 GB internet e paguajnë pothuajse si në Austri

    Konsumatorët në Maqedoni me një pagë mesatare prej afër 517 euro e paguajnë internetin në celular me një çmim prej 0.92 dollarë, që është e përafërt me çmimin prej 0.94 dollarë që paguhet në Austri , por me një pagë mesatare prej 2876 euro. Analizat tregojnë se në Bosnje e Hercegovinë paguhet internet më i shtrenjtë për celular në rajon, me kosto prej mesatarisht 2.82 dollarë për një gigabajt internet. Pas tyre internet më të shtrenjtë paguhet në Shqipëri me 2.69 dollarë për një gigabajt.

    Në Maqedoninë e Veriut paguhet tre herë më lirë se në Bosnje e Shqipëri me 0.92 dollarë për një gigabajt, që është çmim jo shumë larg Kosovës me çmim më të shtrenjtë prej 1.20 dollarë . Internetin më të lirë në rajon e paguajnë në Mal të zi me 0.58 dollarë dhe në Serbi – me 0.76 dollarë për një gigabajt, tregojnë analizat e servisit britanik “Cable”. Në Bullgari internet në celular për një gigabajt paguhet 0.90 dollarë. Në Kroaci, kostoja e një gigabajti është 1.84 dollarë, ndërsa në Slloveni është 1.62 dollarë.

    Raporti që ka analizuar 233 shtete në botë, më tej tregon se çmimi më i ulët i këmbimit të të dhënave nëpërmjet telefoni celular është në Izrael, qytetarët e të cilit paguajnë vetëm 0,04 dollarë amerikanë për 1 GB internet celular. Pas Izraelit, Italia renditet në vendin e dytë, ku 1 GB kushtojnë mesatarisht 0.12 dollarë amerikanë. Vendi i tretë i takon San Marinos me 0.14 dollarë amerikanë për 1 GB, ndërsa në Fixhi çmimi është 0.15 dollarë. Vendin e pestë e mbyll India, ku çmimi është 0.17 dollarë.

    Raporti zbulon se çmimet e ulëta të këtyre vendeve mund t’i atribuohen një prej dy faktorëve ato të infrastrukturës së shkëlqyer ose përdorimit të lartë të të dhënave apo internetit. Kur bëhet fjalë për internetin celular më të shtrenjtë në botë, me një çmim mesatar prej 41.06 dollarë, ishulli i Shën Helena ka internetin celular më të shtrenjtë në botë. Ky vend në aspektin administrativisht është pjesë e territorit Britanik.

    Kostoja e një GB internet celular në Ishujt e Falklandeve është 35,45 dollarë, në vendin e quajtur Saint Thomas dhe Princip çmimi është 29,49 dollarë, në Tokelau çmimi është 17,88 dollarë, ndërsa lista e Top 5 vendeve më të shtrenjta me internet celular mbyllet me Jemenin , me një çmim prej 16,58 dollarë për 1 GB. Këto vende mund t’i atribuojnë çmimet e larta infrastrukturës së dobët dhe konsumit të ulët.

    Me internet të lirë mund të lëvdohet edhe Turqia me 0.39 dollarë për një gigabajt, për dallim prej Greqisë me një popullatë për gati shtatë herë më të vogël që ka koston e internetit prej 5.30 dollarë për gigabajt. Internet I lirë përdoret edhe në Rumani me 0.45 dollarë për gigabajt. Gjermania, nga ana tjetër, ka një çmim prej 2.67 dollarë për gigabajt, ndërsa në Zvicër paguhet 7.37 dollarë për gigabajt.

    Çmim i shtrenjtë paguhet edhe në Kanada me 5.94 dollarë, që është ngjashëm me koston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 5.62 dollarë, ndërsa në Kinë kjo ka një kosto prej 0.41 dollarë. Në ndërkohë lidhur me koston më të lartë apo më të ulët të internetit, analiza tregon se kjo diktohet edhe nga infrastrukturë e shkëlqyeshme. Vendet me 4G të krijuar prej kohësh, të kudogjendur ose infrastrukturë të re 5G priren të bien drejt fundit më të lirë të tabelës. Kjo për faktin se planet e tyre të të dhënave celulare kanë tendencë të ofrojnë shumë më shumë të dhëna se mesatarja globale, zakonisht në qindra gigabajt, apo edhe krejtësisht të pakufizuara. Prandaj, kostoja për gigabajt në këto vende priret të jetë shumë e ulët. Gjithashtu, vendet me pak ose aspak disponueshmëri të brezit të gjerë të internetit fiks, mbështeten shumë në ofrimin e të dhënave celulare. Në këto raste, të dhënat celulare janë mjeti kryesor që ka popullsia për t’u futur në internet, përderisa përshtatja shpesh është pothuajse e kudondodhur. Me një treg të ngopur dhe me shumë ofrues konkurrues, shpesh të shoqëruar nga një pagë mesatare e ulët, çmimi i të dhënave në vende të tilla mund të jetë jashtëzakonisht i lirë kur krahasohet në aspektin global.

    Vendet ku, megjithëse të dhënat celulare janë gjerësisht të disponueshme dhe të përdorura gjerësisht, infrastruktura bazë dhe/ose e mbingarkuar dikton një kulturë me përdorim të kufizuar. Në vende si këto, kartelat SIM priren të jenë relativisht të lira, por kryesisht të disponueshme të ngarkuara me sasi shumë të vogla të dhënash. Në vende të tilla, sasitë prej 2-5 MB dhe me skadime njëditore nuk janë të rralla. Kur shumëzohen sasi kaq të vogla për të kuptuar koston e një gigabajti, atëherë, vende të tilla priren ta gjejnë veten në fundin më të shtrenjtë të tabelës.

    Kombet e pasura priren të kenë infrastrukturë të mirë celulare, kufizime të dhënash me përmasa të përshtatshme dhe tregje relativisht të shëndetshme. Meqenëse popullsia mund të përballojë të paguajë më shumë, infrastruktura e rrjetit kushton shumë më tepër për të zotëruar dhe përdorur atë, si dhe me kusht që të mos kenë arritur kategorinë e “infrastrukturës së shkëlqyer”, ku kufijtë e të dhënave janë përtej përdorimit normal ose krejtësisht të pakufizuar, si rrjedhojë edhe çmimi i të dhënave apo i internetit celular orientohet ndaj nivelit global mesatar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Kushtetuese në Maqedoni para kolapsit

    Lajmi i rradhës

    RMV e meriton notën 3 sa i përket përparimit ekonomik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë