Qytetarët e RMV-së deri më 6 gusht mund të aplikojnë për pozitën e trajnuesit në zgjedhjet lokale

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 6 gusht mund të aplikojnë për 45 pozita të planifikuara për rolin e trajnuesit në Zgjedhjet Lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij vitit.

    Kandidatët e përzgjedhur do të ndjekin “Trajnimin e trajnuesve” që do të zgjat 5 ditë, ndërsa pastaj do të ndjekin mentorimin nga Sektori i edukimit të KSHZ-së, për të cilët do të ndaj certifikatë nëse e kalojnë me sukses.

    “Kandidatët e certifikuar do të kenë për detyrë që të mbajnë trajnime/sesione për edukim të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillave Zgjedhorë sipas nevojave të përcaktuara dhe programit të miratuar të KSHZ-së, në pajtim me kalendarin e afateve për organizimin e aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2021”, sqarojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

    Këta janë kushtet për kandidatët: Të jenë shtetas të RMV-së, të kenë arsim të lartë, përvojë të realizuar në organizim të organizatave qytetare ose administratë publike në lëmin e sistemit juridik e politik dhe përvojë të mëparshme në procesin zgjedhor, si një përparësi në përzgjedhje.

    “Kandidatët e interesuar, fletëparaqitjet e tyre (CV-në dhe dëshmitë e nevojshme) t’i dorëzojnë më së voni deri më 6 gusht, ora 14:00 në adresën bul.Shën Kirili dhe Metodi nr.54, 1000 Shkup. Fletëparaqitjet dorëzohen personalisht deri te arkivi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ose me postë”, sqarojnë nga Komisioni.

    Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se është e konfirmuar që data për mbajtjen e zgjedhjeve mbetet e njëjtë, përkatësisht më 17 tetor, edhe përkrah dilemave që regjistrimi përkon me fushatën e zgjedhjeve lokale. Ai vlerëson se është e mundur që regjistrimi të përfundojë edhe më herët nga afati i fundit.

    Lajmi Paraprak

    Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

    Lajmi i rradhës

    Sot gjatë ditës në komunikacion janë regjistruar 107 shoferë nën ndikim të alkoolit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë