Qytetarët e RMV-së nuk besojnë në premtimet e politikanëve

    Edhe pse fushata parazgjedhore po shkon drejt fundit, qytetarët nuk besojnë në premtimet e kandidatëve për kryetar komunash për realizim të projekteve. Qytetarët thonë se në zgjedhje shumë premtohet por askush nuk jep garanci se gjithçka do të realizohet.

    Krejt projektet janë të mira, por duhet të realizohen. Ky është problemi

    Nuk e di, nuk i ndjek shumë… Ndoshta diçka nga ato do të bëhet, por nuk mund të bëhet aq sa premtojnë.

    Nga këto që i dëgjojmë është me rëndësi të hulumtohen, a janë të sinqertë, a do të qëndrojnë prapa tyre dhe a besojnë edhe vetë ata kur do ti pyesësh. Për shembull, ti pohon se kjo është kështu, eja dhe nënshkruaj, dhe vendose ti garancinë. A ka dikush që ka vendosur garanci?

    Unë jam 50 vjeçar. Mendoj se diçka do të realizohet diçka nuk do të realizohet, sepse shumë premtohet pak realizohet.

    Mendoj se sa vite nuk e kanë zgjidhur asnjë projekt, e do të zgjidhin tash… A cili të ka pëlqyer si projekt ide ose si ide?… Asnjëri në përgjithësi.

    Ekspertët e fushës thonë se dëshpërimi dhe mosbesimi i qytetarëve rritet edhe më shumë pasi partitë dhe kandidatët për kryetar komunash nuk ofrojnë projekte të vërteta zgjedhore, por listë të dëshirave me të cilat mendojnë se u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

    Numër i madh i projekteve në atë listë të dëshirave të cilën ata e quajnë program shpesh herë përsëriten nga zgjedhje në zgjedhje dhe vendosen në projekte të llojit, kanalizime të reja, pllaka të reja të betonit, ulëse të reja e kështu me radhë. Diku do të gjeni për asfaltimin e ndonjë rrugice. Kjo është në nivel bazë të nevojave. Kuptohet se këto, komunat duhet ti bëjnë edhe pa i vendosur në program, këto janë aktivitete të rregullta të komunave, për këtë nuk duhet të harxhoni letër dhe printer për ta bërë- deklaroi Goce Paçemski, ekspert.

    Sipas Paçemskit sjellja e këtillë e partive ka bërë që qytetarët ta humbin tërësisht besimin tek ata./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pasuria neto e Mbretëreshës Elizabeth II

    Lajmi i rradhës

    Asgjë nga skriningu i paralajmëruar për nxënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë