Qytetarët e varfur paguajnë dyfish, shkaku i mungesës së burimeve adekuate të energjisë

    Biljana Dukovska nga Platforma kundër varfërisë në Alsat M, vlerësoi se qytetarët paguajnë shumë më shumë se sa duhet për burimet e energjisë.

    “Urtësia e njerëzve u tregua edhe kësaj radhe, vërtetë që të varfrit paguajnë dy herë, një shembull që qytetarët mund ta shohin shumë qartë, çmimi i drurit në fillim të vitit ishte diku rreth 50 euro. Tani është rreth mbi 60 euro, ata që nuk kishin para për të blerë dru në kohë, tani paguajnë dyfish, ata që pritnin që disi të gjinden, shembuj ka shumë ku për shkak të joefikasitetit te pajisjet për shkak të instalimit jo të duhur dhe për shkak të qasjes së dobët në burime adekuate të energjisë, në të vërtetë paguajnë gjithnjë e më shumë kurse në disa raste dyfish”, tha Biljana Dukovska nga Platforma kundër varfërisë.

    Minovski: Shteti duhet të punojë më shumë që të ulë varfërinë energjetike dhe të reduktojë varësinë e vendit nga importi

    “Fokusi shumë më i madh duhet të drejtohet nga shteti, por edhe nga bashkësitë lokale, komunat ndaj metodës së ngrohjes, pra konsumit të energjisë në nivel të gjithë territorit, qoftë ai shtet, ose komunë. Dhe në të njëjtën kohë fokusi duhet të jetë te familjet që realisht, siç tha Biljana më parë, kanë probleme çdo muaj t’i paguajnë faturat e energjisë në amvisërinë e vet. Këtu komuna dhe shteti kanë shumë hapësirë për të vepruar, për ta ulur atë varfëri energjetike, të reduktojë varësinë e vendit nga importi, por edhe të kontribuojë shumë më tepër për një rehati më të madhe te shtëpitë e qytetarëve”, tha Dragan Minovski profesor universitar.

    Vuçkova: Sektori i energjetikës përveç se ndikon në ndryshimet klimatike, ai kontribon edhe në pabarazi dhe varfëri

    Ivana Vuçkova nga Fondacioni Friedrich Ebert, tha se pavarësissht se sektori i energjetikës ndikon në ndryshimet klimatike, ai gjithashtu kontribon edhe në pabarazi dhe varfëri, e këtu hyn edhe vendi i jonë, si vend i varfur dhe i varur nga importi.

    “Sektori energjetik dhe tranzicioni konsiderohet si segment shumë i rëndësishëm në mundësimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Para së gjithash, sepse sektori i energjetikës është fajtor për pjesën më të madhe të dhe ndryshimeve klimatike kurse nga ana tjetër në formën konvencionale në të cilën është vendosur, kontribuon për pabarazi dhe varfëri më të madhe, në radhë të parë për shkak të shpërndarjes së pabarabartë gjeografike të burimeve energjetike si nafta, gazi. E kemi parë këtu, ato nuk përdoren vetëm si armë e fuqishme për siguri dhe paqëndrueshmëri, por përdoret gjithashtu si armë e fuqishme për prishjen e kushteve socio-ekonomike në vende të caktuara. Këtu sigurisht që preken më shumë vende si tonat, të cilat janë më të varfra, të varura nga importi dhe qytetarë më të rrezikuar”, tha Ivana Vuçkova. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në RMV nuk i përdorin shumë qeset plastike

    Lajmi i rradhës

    Inicohen tri procedura për keqpërdorime nga zyrtarët, për dy tashmë ka dyshime të bazuara për padi penale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë