Qytetarët ironizojnë për pagat e funksionarëve në RMV: Pak e kanë dyfish, katërfish duhet t’u rriten!

    Nuk kanë të ndalur reagimet për rritjen e pagave të funksionarëve për 78%. Dëshpërim dhe revoltë shprehin edhe qytetarët që i anketoi TV21 për rritjen e pagave të funksionarëve.

    “Katastrofë…pa asnjëfarë ndjesie, pa fare sens për gjithë njerëzit, siç jam unë dhe të tjerët. Është fatkeqësi që nuk shohë as rrugëdalje.

    A mendoni se kjo nuk do të ndodhte po të ishte dikush tjetër në pushtet?
    E njëjta do të ndodhte. Katastrofë.

    Kjo është katastrofë…nuk di çfarë të them, jam shumë i dëshpëruar në gjithçka. Nuk kam fjalë. Vetëm ata duhet të jetojnë, për popullin askush nuk mendon.

    Një pjesë e qytetarëve me ironi shprehin revoltën dhe pakënaqësinë e tyre.

    Top…çfarë të mendoj, hallall ju qoftë…

    Duhet t’i risin dyfish!
    Por tani janë dyfish të rritura!
    Nuk ka lidhje, duhet dy herë nga dyfish njerëzit punojnë dhe duhet t’u rriten pagat… Dy herë nga dyfish.

    Ekonomistët paralajmërojmë se duke pasur parasysh gjendjen në sektorin publik dhe në përgjithësi në ekonomi, kjo do të ndikojë në mënyrë demotivuese dhe do të shkaktojë largim më të madh të të rinjve nga vendi. Analisti ekonomik, Visar Ademi, këto ditë në një prononcim për TV21 ka thënë se për shkak të rritjes së pagave të zyrtarëve, ka mundësi të ketë protesta ku do të kërkohet rritje e pagave.

    “Besoj se ata sektorë për të cilët nuk vlen rritja, do të largohen, e kjo është rinia. Zakonisht, rritja e pagave në sektorin publik ose privat është e lidhur me produktivitetin e punonjësve. Tashmë produktiviteti i vetëm në vendin tonë është ulja e korrupsionit. Në një vend që ka borxh publik që kalon 45% të BPV-së, besoj se çdo rritje do ta vështirësojë edhe më shumë qeverinë.”- thotë Visar Ademi, ekonomist.

    Presidenti Stevo Pendarovski kërkoi nga Qeveria që të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i kthyer pagat e zyrtarëve siç kanë qenë, përfshirë edhe të tijën. Kryeministri Kovaçevski thotë se koeficientet nuk do të ndryshojnë, por mendohet për miratimin e një ligji të ri për paga. Megjithatë, deri atëherë zyrtarët do të marrin paga më të larta deri në 78%. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Antivirusi rus që siguron institucionet e Maqedonisë!

    Lajmi i rradhës

    Pse pyjet e gjelbra të Europës po bëhen “ngjyrë kafe” gjatë verës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë