Qytetarët me ankesa për blerje online përmes kompanive ilegale

    Denoncime të shumta në Organizatën e Konsumatorëve lidhur me blerjet online. Të dhënat e vjedhura nga llogaritë e transaksionit, produkti i dorëzuar ndryshon nga ai që është porositur – janë vetëm një pjesë e denoncimeve të dërguara në Organizatë. Por, për blerjet online, qytetarët vështirë se mund ti mbrojnë të drejtat e tyre, sepse është një shitje e paligjshme pa kompani të regjistruar. Nga Organizata apelojnë te qytetarët që gjatë blerjeve online të kontrollojnë nëse kompanitë janë të licencuara, dhe nëse kanë llogari fiskale në mënyrë që denoncimet të procedohen siç duhet.

    “Këtë vit kemi rreth 2000 ankesa, që është një përqindje e madhe. Konsumatorët ankohen kryesisht për blerjen e një produkti me defekt, probleme garancie që kanë me teknikët e riparimeve. Mesatarisht, 50 për qind e ankesave në ditë lidhen me shitjet online, por problemi është se bëhet fjalë për shitje të paligjshme përmes rrjeteve sociale. Konsumatorët nuk mund ti mbrojnë të drejtat e tyre, sepse nuk kanë dëshmi fiskale apo të tjera”, tha Martina Gërçarevska- Organizata e konsumatorëve

    Përveç blerjes online, konsumatorët kanë të drejtë të denoncojnë, nëse produkti nuk dorëzohet siç duhet, ose nuk dorëzohet fare nga kompanitë që merren me shërbime postare, thonë nga Agjencia e Postës.

    “Ajo që është në dispozicion të përdoruesve është e drejta e reklamimit, të cilën duhet ta shfrytëzojnë në radhë të parë për të kontaktuar me ofruesin e shërbimit postar brenda afateve saktësisht të përcaktuara ligjore. Rekomandimi i agjencisë postare në prag të festave të Vitit të Ri, që të përdorin gjithmonë ofruesit e licencuar të shërbimeve postare të cilët mund ti gjejnë në regjistrin e ofruesve të postës”, tha Biljana Avramoska – Drejtoreshë e Agjencisë Postare

    Krahas mashtrimeve me të cilat përballen qytetarët kur bëjnë blerje online nga kompani të paregjistruara, edhe sektori i biznesit ka kërkuar vazhdimisht që ky treg të kontrollohet, pasi rrit ekonominë gri dhe krijon konkurrencë jolojale për bizneset. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    Bora përsëri shkakton vështirësi për fshatrat e malësisë së Sharrit

    Lajmi i rradhës

    Në Strugë nuk do të ketë natë të Vitit të Ri, do të kursehet energjia elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë